BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/8 f. 7
  • Ai gjeti një «perlë me vlerë të madhe»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Ai gjeti një «perlë me vlerë të madhe»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • A duhet të përtypni arrë beteli?
    Zgjohuni!—2012
  • Ata gjetën ‘margaritarin me vlerë të madhe’
    Bibla të ndryshon jetën
  • Kur ‘gjen një margaritar me vlerë të madhe’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Përpjekjet e sotme për ‘margaritarin me vlerë të madhe’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/8 f. 7

Lajmëtarët e mbretërisë raportojnë

Ai gjeti një «perlë me vlerë të madhe»

«MBRETËRIA e qiejve është si një tregtar shëtitës që kërkonte perla të shkëlqyera. Pasi gjeti një perlë me vlerë të madhe, ai iku e shiti menjëherë të gjitha gjërat që kishte dhe e bleu.» Me këto fjalë, Jezui ilustroi vlerën e jashtëzakonshme të Mbretërisë së Perëndisë. (Mateu 13:45, 46, BR) Ata që e pranojnë vlerën e Mbretërisë, shpesh bëjnë sakrifica të mëdha personale, me qëllim që ta mbajnë fort atë. Kjo ilustrohet me anë të përvojës së mëposhtme nga rrethi i Pingtungut në Taivan.

Në 1991-shin, z. dhe znj. Lin filluan të studionin Biblën me Dëshmitarët e Jehovait. Kur këtë e zbuloi një klerik lokal, u mundua që t’i bënte të bashkoheshin me kishën e tij. Meqenëse familja Lin kishte një biznes me shitjen e gjakut të derrave dhe të rosave në markatën lokale, ata vendosën të kërkonin pikëpamjen e klerikut mbi këtë çështje. «Çdo gjë që ka bërë Perëndia mund t’i shërbejë njeriut si ushqim»,​—u përgjigj ai. Nga ana tjetër, Dëshmitarët i inkurajuan të shqyrtonin se çfarë kishte për të thënë Fjala e Perëndisë. Ata mësuan se Perëndia Jehova e konsideron gjakun të shenjtë, pasi «jeta e një krijese është gjaku». (Levitiku 17:10, 11, The New English Bible) Prandaj, të krishterët e vërtetë duhet «të përmbahen . . . nga gjaku». (Veprat 15:20, BR) Si rezultat i shqyrtimit të Shkrimeve lidhur me këtë argument, çifti Lin vendosi të ndalonte shitjen e gjakut, edhe pse ajo ishte burimi kryesor i të ardhurave të tyre. Megjithatë, brenda një kohe të shkurtër, ata përballuan një sprovë akoma më të madhe.

Para se të mësonte të vërtetën, familja Lin kishte mbjellë në pronën e saj 1.300 palma arra beteli. Edhe pse duheshin pesë vjet që pemët të bëheshin fitimprurëse, pasi të ishin në prodhim të plotë, kjo familje mund të priste të bënte 77.000$ amerikanë në vit. Ndërsa e vjela e parë afrohej, z. dhe znj. Lin duhej të merrnin një vendim të rëndësishëm. Me anë të studimit të tyre të Biblës, ata kishin mësuar se të krishterët duhet të pastrohen «nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës», duke shmangur përdorimin apo çuarjen përpara të zakoneve të papastra si pirja e duhanit, abuzimi i drogës dhe përtypja e arrës së betelit. (2. Korintasve 7:1) Çfarë do të bënin?

Nën presionin e një ndërgjegjeje të trazuar, z. Lin vendosi ta linte studimin. Ndërkohë, znj. Lin shiti arrat e betelit të marra prej disa nga palmat e tyre më të vjetra dhe nxori një fitim prej mbi 3.000$ amerikanë. Ky ishte vetëm një parashijim i asaj që do të vinte së shpejti, nëse do t’i mbanin pemët. Por, z. Lin vazhdonte ta vriste ndërgjegjja.

Ai luftoi me këtë çështje, derisa një ditë u kërkoi Dëshmitarëve lokalë t’i prisnin palmat e betelit për të. Dëshmitarët shpjeguan se vendimin duhej ta merrte ai; prandaj, ai duhej të ‘mbante peshën e tij’ dhe t’i priste vetë pemët. (Galatasve 6:4, 5, BR) Ata e inkurajuan atë të mos harronte premtimin tek 1. Korintasve 10:13, i cili thotë: «Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveçse tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugëdalje, që ju të mund ta përballoni.» Veç kësaj, Dëshmitarët arsyetuan me të, duke i thënë: «Nëse i presim ne pemët për ty, mund që ty të të vijë keq për këtë e të na fajësosh ne për humbjen.» Pak kohë më vonë, znj. Lin u zgjua një mëngjes nën zhurmën e një motosharre. I shoqi me fëmijët po prisnin palmat e betelit!

Z. Lin kuptoi se Jehovai i mban premtimet e Tij. Ai gjeti një punë që e linte me ndërgjegje të pastër, duke i dhënë atij mundësinë për t’u bërë një lavdërues i Jehovait. Ai u pagëzua në një asamble qarkore të Dëshmitarëve të Jehovait, në prill të 1996-s.

Po, në fakt, z. Lin «shiti të gjitha gjërat që kishte» dhe bleu një «perlë me vlerë të madhe». Tani ai ka privilegjin e pallogaritshëm të zotërimit të një marrëdhënieje personale me Perëndinë Jehova dhe shërbimin ndaj interesave të Mbretërisë së Tij.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo