BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w97 1/9 f. 29
  • Fuqia pastruese e Fjalës së Perëndisë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fuqia pastruese e Fjalës së Perëndisë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
  • Material i ngjashëm
  • Si ndikon droga në jetën tonë?
    Zgjohuni!—1999
  • A mund të fitohet lufta kundër drogës?
    Zgjohuni!—1999
  • Si t’i mbroni fëmijët tuaj?
    Zgjohuni!—2003
  • Drogat: Pse abuzojnë njerëzit me to?
    Zgjohuni!—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1997
w97 1/9 f. 29

Lajmëtarët e mbretërisë raportojnë

Fuqia pastruese e Fjalës së Perëndisë

RAPORTOHET se shumicës së atyre që janë të dhënë pas drogës, pasi dalin nga qendrat e riedukimit, kjo prirje u kthehet në ves. Por Fjala e Perëndisë mund të arrijë atë që zakonisht klinikat nuk e arrijnë. (Hebrenjve 4:12) Shumë janë ndihmuar nga Fjala dhe fryma e Perëndisë, për të kapërcyer dhënien pas drogës dhe për të aplikuar këshillën: «Le ta pastrojmë veten tonë nga çdo ndotje e mishit dhe e frymës dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në druajtjen e Perëndisë.»​—2. Korintasve 7:1.

Kjo ilustrohet me anë të një përvoje nga Mianmar. Një burrë që ka luftuar për shumë vjet dhënien pas drogës, tregon: «U dhashë pas drogës gjatë viteve të adoleshencës. Përpiqesha shumë herë për t’u çliruar, por nuk mundja. Që të mbështetja ekonomikisht vesin tim të drogës, iu drejtova vjedhjes. Si rezultat, në 1988-n u dërgova në burg për një vit.

Pas daljes nga burgu, u rivura në kontakt me miqtë e mëparshëm. Pak kohë pas kësaj, iu ktheva vesit të drogës. Kjo rrugë vetëshkatërrimtare i çoi pjesëtarët e familjes në prerjen e çdo lidhjeje me mua. Veç kësaj, qëndrimi im rebel bëri që shumë prej banorëve të zonës ku jetoja të më kishin frikë dhe filluan edhe ata të më shmangnin.

Por një ditë ndodhi e pashmangshmja: e pësova nga marrja e një sasie të tepërt droge. U dërgova përsëri në burg, por këtë radhë për tre vjet. Megjithëse jeta në burg ishte shumë e ashpër, bëra si bëra për të mbijetuar.

Kur u ktheva në shtëpi pas daljes nga burgu, i kërkova familjes sime falje për gabimet e së kaluarës. Ata më pranuan me përzemërsi, por edhe këtë radhë, miqtë më shtynë të kthehesha në rrugën time të mëparshme.

Së fundi, gjyshja nga babai i rekomandoi një pastori lokal që të ndiqja ndonjë shkollë biblike. Pastori ra dakord. Megjithatë, përpara se të filloja ta ndiqja këtë shkollë, halla ime, e cila është një Dëshmitare e Jehovait, tha se nëse dëshiroja me të vërtetë të mësoja Biblën, duhej të studioja me Dëshmitarët.

Shkova në Sallën e Mbretërisë dhe më prezantuan me një burrë, i cili ra dakord që unë të studioja Biblën me të. Shumë nga ata që merrnin pjesë, më përshëndetën ngrohtësisht dhe më bënë të ndihesha i mirëpritur.

Pasi fillova të studioja Biblën dhe të ndiqja mbledhjet e krishtere, dëshira e madhe për drogë, u zëvendësua nga dëshira për t’iu afruar Perëndisë. Një vit më vonë, kisha përparuar deri në pikën e dedikimit të jetës sime ndaj Perëndisë Jehova dhe e simbolizova atë dedikim me pagëzimin në ujë.

Kohët e fundit, ndërsa shkoja nga shtëpia në shtëpi, takova një prej shokëve të mi të mëparshëm të drogës. Ai nuk mundej ta kuptonte këtë kthesë dramatike timen. Kjo hapi derën për të dhënë një dëshmi dhe pata mundësi t’i flisja për shpresën e Mbretërisë.

Më në fund kam gjetur qëllimin dhe domethënien e vërtetë në jetë. Falë ndihmës së Perëndisë dhe këshillave prej Fjalës së tij, tani jam në gjendje të ndihmoj të tjerë për ta hequr qafe vesin demoralizues të abuzimit me drogën.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo