BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w98 1/2 f. 3
  • Je një optimist apo një pesimist?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Je një optimist apo një pesimist?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Koha për vetëshqyrtim
  • Si të largoj mendimet negative?
    Të rinjtë pyesin
  • A bën mirë optimizmi për shëndetin?
    Zgjohuni!—2007
  • Ju mund ta mposhtni pesimizmin
    Zgjohuni!—2004
  • Përse kemi nevojë për shpresë?
    Zgjohuni!—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
w98 1/2 f. 3

Je një optimist apo një pesimist?

«ISHTE periudha më e bukur, ishte periudha më e keqe, . . . ishte pranvera e shpresës, ishte dimri i dëshpërimit, para nesh ndodhej gjithçka, para nesh nuk ndodhej asgjë.» Fjalët hyrëse të kryeveprës letrare të Çarls Dikens, Një histori e dy qyteteve, me mjeshtëri vënë në kontrast atë se si ngjarjet mund të ndikojnë në mënyrën tonë të të menduarit, në ndjenjat dhe në pikëpamjen tonë.

Dy qytetet për të cilat bëhej fjalë ishin Londra dhe Parisi, gjatë trazirave të Revolucionit Francez. Për qytetarët e shtypur të Francës së shekullit të 18-të, shpallja e të drejtave të njeriut nga revolucioni ishte në të vërtetë një «pranverë shprese». Por për ata të regjimit të vjetër, ose për sistemin politik që po shkonte, qe një «dimër dëshpërimi», që po çonte drejt vdekjes dhe shkatërrimit.

Optimizëm apo pesimizëm? E gjitha varej se nga cila anë ishe ti dhe ende varet prej kësaj.

Koha për vetëshqyrtim

A je një optimist? A sheh anën e bukur të jetës, duke pritur gjithmonë më të mirën? Apo je i prirur për të qenë pesimist, që i sheh me sy negativ perspektivat e tua, që shpreson për më të mirën, por që në të njëjtën kohë pret më të keqen?

Gjashtëdhjetë vjet më parë, novelisti amerikan Xhejms Branç Kejbëll, i përmblodhi në këtë mënyrë dy filozofitë në konflikt: «Optimisti deklaron se jetojmë në botën më të mirë të mundshme, ndërsa pesimisti ka frikë se kjo nuk është e vërtetë.» Nëse mendon se kjo pikëpamje është shumë cinike, shqyrto pro-të dhe kundra-t e vetëm tri aspekteve të botës së sotme, që paraqiten më poshtë. Pastaj analizo veten dhe pyete: ‘Jam një optimist apo një pesimist?’

Paqe e qëndrueshme: Sa rajone të botës me trazira mund të përmendësh? Irlandën, ish-Jugosllavinë, Lindjen e Mesme, Burundin, Ruandën: këto të vijnë menjëherë ndër mend. A mund të zgjidhen ndonjëherë këto dhe konflikte të tjera, që të sigurohet paqja e përhershme dhe globale? A është drejtuar bota për nga paqja?

Stabiliteti ekonomik: Duke shpresuar për bashkim monetar rreth vitit 1999, shtetet e Bashkimit Evropian po ndeshin në mënyrë serioze probleme me inflacionin dhe huatë shtetërore. Diku gjetkë, korrupsioni gërryen strukturën ekonomike të shumë kombeve amerikane dhe afrikane, ku inflacioni imponon një barrë pothuajse të pamundur dhe problemet etnike janë ende përçarëse. A na pret një stabilitet ekonomik?

Papunësia: Në zgjedhjet kombëtare të vitit 1997, kishat britanike u bashkuan për t’i nxitur të gjitha partitë politike që punësimin e plotë ta vinin si pikë të parë në rendin e ditës. Por me pothuajse 30 për qind të krahut të punës në botë pa punë apo të punësuar nën nivelin e asaj që duhet, a mund të ketë një punësim të qëndrueshëm dhe të plotë, veçanërisht për të rinjtë?

Sa e lehtë është të ndihesh pesimist! Megjithatë, ekziston një anë e bukur dhe ne të ftojmë të shohësh se si është e mundur të zhvillosh një pikëpamje optimiste.

[Figura në faqen 3]

Revolucioni Francez

[Burimi]

Nga libri Histori e ilustruar e botës

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo