BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 1/8 f. 10
  • Interpretimi i Biblës: Nën ndikimin e kujt?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Interpretimi i Biblës: Nën ndikimin e kujt?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • A është vërtet një nga mësimet e Biblës?
    A duhet të besosh në Trinitet?
  • Përkthyes
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Interpretues
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • A është Perëndia Trinitet?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 1/8 f. 10

Interpretimi i Biblës: Nën ndikimin e kujt?

NJË nga përkufizimet e fjalës «interpretoj» është «të shprehësh me fjalë, duke u bazuar në bindjen, gjykimin ose rrethanat individuale». (Webster’s Ninth New Collegiate Dictionary) Pra, interpretimi që një person i bën diçkaje zakonisht ndikohet nga formimi, arsimimi dhe mënyra si është rritur.

Por, ç’të themi për interpretimin e Biblës? A jemi të lirë t’i shpjegojmë fragmentet biblike sipas «bindjes, gjykimit ose rrethanave» tona? Natyrisht, shumica e studiuesve dhe e përkthyesve të Biblës pohojnë se nuk veprojnë kështu, por që udhëhiqen nga Perëndia.

Një shembull i kësaj është ajo që thuhet në shënimin e bërë për Gjonin 1:1, në përkthimin e Biblës A New Version of the Four Gospels, botuar në vitin 1836 nga Xhon Lingard, nën pseudonimin «një katolik». Aty thuhet: «Njerëz të çdo bindjeje gjejnë në vëllimet e shenjta vërtetimin e opinioneve të tyre të veçanta, sepse, në fakt, nuk është Shkrimi që i informon, por janë ata që i vënë domethënien e tyre gjuhës së Shkrimit.»

Edhe pse argumenti qëndron, cili ishte qëllimi i shkrimtarit? Komenti i tij mbështeste interpretimin që i bënte këtij vargu, të cilin ai e përktheu: «Në fillim ishte ‘fjala’ dhe ‘fjala’ ishte me Perëndinë dhe ‘fjala’ ishte Perëndia», një përkthim tipik trinitar.

Çfarë e shtyu shkrimtarin që ta përkthente Gjonin 1:1 në mbështetje të doktrinës së Trinitetit? A është «Shkrimi që e informon» për të bërë këtë? Kjo është e pamundur, pasi mësimi i Trinitetit nuk gjendet asgjëkundi në Bibël. Vër re se çfarë thotë The New Encyclopædia Britannica lidhur me këtë: «As fjala Trinitet dhe as ndonjë doktrinë e qartë që lidhet me të nuk gjenden në Besëlidhjen e Re.» Përveç kësaj, profesori E. Uoshbërn Hopkins, i Universitetit të Jalës, vërejti: «Me sa duket, për Jezuin dhe Pavlin, doktrina e Trinitetit ishte e panjohur; . . . ata nuk thanë asgjë për të.»

Çfarë përfundimi mund të nxjerrim, atëherë, lidhur me ata që mbështetin interpretimet trinitare të Gjonit 1:1 ose të ndonjë vargu tjetër të Biblës? Duke folur me vetë fjalët e zotit Lingard, «nuk është Shkrimi që i informon, por janë ata që i vënë domethënien e tyre gjuhës së Shkrimit».

Lumturisht, është vetë Fjala e Perëndisë që na udhëheq në këtë aspekt. «Duke ditur së pari këtë,—tha apostulli Pjetër,—që asnjë profeci e Shkrimit nuk është objekt i interpretimeve të veçanta. Sepse asnjë profeci nuk ka ardhur nga vullneti i njeriut, por njerëzit e shenjtë të Perëndisë kanë folur, të shtyrë nga fryma e shenjtë.»—2. Pjetrit 1:20, 21.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo