BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w99 15/8 f. 8-9
  • Mos e lejo zemërimin të të pengojë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mos e lejo zemërimin të të pengojë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë thotë Bibla për zemërimin?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Problemi me zemërimin
    Zgjohuni!—2012
  • Përse ta kontrolloni zemërimin?
    Zgjohuni!—1997
  • «Gjykimi i thellë me siguri ia ngadalëson zemërimin njeriut»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1999
w99 15/8 f. 8-9

Mos e lejo zemërimin të të pengojë

«MERR frymë thellë!» «Numëro deri në dhjetë!» «Kafsho gjuhën!» Të tingëllojnë të njohura këto fraza? Ndoshta ia thua vetes nën zë për të qetësuar acarimin e brendshëm. Disa njerëz, duke u përpjekur të parandalojnë një shpërthim zemërimi, dalin të bëjnë një shëtitje. Këto janë mënyra të thjeshta për ta mbajtur nën kontroll zemërimin dhe për të ruajtur marrëdhëniet që kemi me të tjerët.

Por vitet e fundit, disa këshilla kontradiktore të dhëna nga disa profesionistë, mbi faktin nëse duhet kontrolluar ose shtypur zemërimi, bëjnë që shumë njerëz të ndihen të pështjelluar. Për shembull, disa psikologë kanë parashtruar teorinë se duhet t’i lësh fushë të lirë zemërimit, «nëse kjo të bën të ndihesh më mirë». Të tjerë paralajmërojnë se shpërthimet e shpeshta të zemërimit janë «një paralajmërim më i fortë i vdekjes së parakohshme, sesa [janë] faktorët e tjerë, si: pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut dhe niveli i lartë i kolesterolit». Fjala e Perëndisë e thotë qartë: «Lëre zemërimin dhe ik nga tërbimi, mos u trego i nxehur vetëm për të bërë të ligën.» (Psalmi 37:8, BR) Përse Bibla jep këtë këshillë specifike?

Ndjenjat e pakontrolluara çojnë në veprime të pakontrolluara. Kjo gjë u bë e dukshme që në fillim të historisë së njeriut. Lexojmë: «Kaini u ndez nga zemërimi i madh dhe çehrja e tij filloi të binte.» Ku e çoi kjo gjë Kainin? Zemërimi e mbërtheu dhe e vuri nën kontrollin e vet, deri në atë pikë që ia ngurtësoi zemrën, për të mos dëgjuar këshillën e Jehovait që të kthehej për të bërë të mirën. Zemërimi i pakontrolluar e bëri Kainin të kryente një mëkat të rëndë, vrasjen e vëllait të tij.—Zanafilla 4:3-8, BR.

Sauli, mbreti i parë i Izraelit, u zu në mënyrë të ngjashme në grackë, kur dëgjoi që Davidit i bëheshin lëvdime të mëdha. «Gratë i përgjigjeshin njëra-tjetrës, duke kënduar dhe thoshin: ‘Sauli vrau mijëshen e tij dhe Davidi dhjetëmijëshen e tij.’ Kjo gjë e pezmatoi [zemëroi, BR] shumë Saulin dhe këto fjalë nuk i pëlqyen.» Zemërimi i gllabëroi kaq shumë mendimet e Saulit, saqë e çoi të bënte disa përpjekje për të vrarë Davidin. Edhe pse Davidi bëri përçapje për t’u miqësuar, Sauli nuk donte të ndiqte paqen dhe pajtimin. Përfundimisht, ai e humbi plotësisht favorin e Jehovait.—1. Samuelit 18:6-11; 19:9, 10; 24:1-21; Fjalët e urta 6:34, 35.

Në mënyrë të paevitueshme, kur dikush i hap rrugë zemërimit të pakontrolluar, ai ose ajo do të thotë e do të bëjë gjëra që do të lëndojnë të gjithë ata që përfshihen. (Fjalët e urta 29:22) Kaini dhe Sauli u zemëruan sepse secili prej tyre, sipas mënyrës së vet, ishte xheloz dhe ziliqar. Megjithatë, reagimet me zemërim mund të lindin për disa arsye. Një kritikë pa baza, një fyerje, një keqkuptim ose trajtim jo i drejtë mund të jetë shkëndija që ndez shpërthimin e zemërimit.

Shembujt e Kainit dhe të Saulit na bëjnë të ditur një mangësi serioze që ata e kishin të përbashkët. Me sa duket, ofertës së Kainit i mungonte motivi i besimit. (Hebrenjve 11:4) Dështimi i Saulit për t’iu bindur urdhrave të shprehura nga Jehovai dhe përpjekjet e tij të mëpasshme për t’u vetëshfajësuar, bënë që ai të humbte favorin dhe frymën e Perëndisë. Qartë, që të dy këta burra prishën marrëdhënien e tyre me Jehovain.

Vëri në kontrast këto prirje me atë të Davidit, i cili kishte arsye për të qenë i zemëruar me trajtimin që iu bë nga Sauli. Davidi e përmbajti frymën e tij. Përse? Ai tha: «Është e pamendueshme nga ana ime, nga pikëpamja e Jehovait, që unë të bëj këtë gjë ndaj zotërisë tim, të mirosurit të Jehovait.» Davidi e kishte të qartë në mendje marrëdhënien e tij me Jehovain dhe kjo ndikoi në mënyrën se si e trajtoi ai Saulin. Me përulësi, ai i la gjërat në duart e Jehovait.—1. Samuelit 24:6, 15, BR.

Kuptohet, pasojat e zemërimit të pakontrolluar janë të rënda. Apostulli Pavël paralajmëroi: «Zemërohuni dhe mos mëkatoni.» (Efesianëve 4:26) Edhe pse indinjimi me të drejtë ka vendin e vet, ekziston një rrezik gjithnjë i pranishëm që zemërimi të bëhet gur pengese për ne. Nuk habitemi, pra, që hasim sfidën e kontrollimit të zemërimit. Si mund t’ia dalim mbanë?

Një mënyrë kryesore është të zhvillojmë një marrëdhënie të fortë me Jehovain. Ai inkurajon secilin prej nesh që t’i hapë zemrën dhe mendjen. Tregoja shqetësimet e problemet e tua dhe kërkoji një zemër të qetë për të mposhtur zemërimin. (Fjalët e urta 14:30) Ji i sigurt se «sytë e Zotit janë mbi të drejtët dhe veshët e tij janë në lutjen e tyre».—1. Pjetrit 3:12.

Lutja mund të të modelojë dhe të të udhëheqë. Në ç’mënyrë? Ajo mund të ketë një efekt të thellë në marrëdhëniet me të tjerët. Mos harro se si të ka trajtuar Jehovai. Siç e thonë Shkrimet, Jehovai «nuk na trajton siç e meritojnë mëkatet tona». (Psalmi 103:10) Fryma falëse është jetësore, me qëllim që ‘të mos të të mposhtë Satanai’. (2. Korintasve 2:10, 11) Për më tepër, lutja shërben që ta lësh zemrën nën udhëheqjen e frymës së shenjtë, e cila mund të përmbysë zakone të rrënjosura fort në jetë. Me kënaqësi, Jehovai jep një ‘paqe që ia tejkalon çdo zgjuarsie’, e cila mund të të çlirojë nga fuqia rrëmbyese e zemërimit.—Filipianëve 4:7.

Megjithatë, lutja duhet shoqëruar me një shqyrtim të rregullt të Shkrimeve, me qëllim që të vazhdojmë ‘të kuptojmë se cili është vullneti i Perëndisë’. (Efesianëve 5:17; Jakovit 3:17) Nëse personalisht po has vështirësi për të kontrolluar zemërimin, përpiqu të kuptosh mënyrën se si mendon Jehovai mbi problemin. Rishiko shkrimet që lidhen në mënyrë specifike me kontrollimin e zemërimit.

Apostulli Pavël jep këtë përkujtues të rëndësishëm: «Le t’u bëjmë të mirën të gjithëve, por në radhë të parë atyre që janë në familjen e besimit.» (Galatasve 6:10) Përqendroji mendimet dhe veprimet e tua për t’u bërë të mirën të tjerëve. Një aktivitet i tillë i shëndetshëm e pozitiv do të inkurajojë empatinë dhe besimin, si edhe do të zbutë keqkuptimet që mund të çojnë lehtësisht në zemërim.

Psalmisti tha: «Stabilizoji hapat e mia sipas fjalëve të tua dhe mos lejo që asnjë paudhësi të më sundojë. Paqe të madhe kanë ata që e duan ligjin tënd dhe nuk ka asgjë që mund t’i rrëzojë.» (Psalmi 119:133, 165) Kjo mund të jetë e vërtetë edhe për ty.

[Kutia dhe figura në faqen 9]

HAPA PËR TË KONTROLLUAR ZEMËRIMIN

□ Lutju Jehovait.—Psalmi 145:18.

□ Shqyrtoji përditë Shkrimet.—Psalmi 119:133, 165.

□ Mbahu i zënë me aktivitete të vlefshme.—Galatasve 6:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo