BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w00 1/11 f. 3-4
  • Vlerat morale në rënie

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Vlerat morale në rënie
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • A janë të rëndësishme normat morale të Biblës?
  • A janë normat morale të Biblës më të mirat?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Mësoji vetes dhe të tjerëve moralin e krishterë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Rëndësia e vlerave morale
    Zgjohuni!—2019
  • A mund t’i bëjë ballë stuhisë martesa?
    Zgjohuni!—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
w00 1/11 f. 3-4

Vlerat morale në rënie

«KËTO lloj gjërash nuk ndodhnin kurrë»,​—komentoi Helmut Shmit, ish-kancelar i Gjermanisë. Ai po ankohej për rastet e kohëve të fundit, ku zyrtarë publikë kishin kryer akte të rënda pandershmërie, të cilat kishin dalë në kryeartikuj gazetash. «Normat morale kanë humbur për shkak të lakmisë»,​—tha ai.

Shumë veta do të ishin dakord me të. Vlerat morale që janë të rrënjosura në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, dhe që janë pranuar gjerësisht prej kohësh si udhëheqje për atë që është e drejtë dhe e gabuar, tani po lihen mënjanë. Kjo ndodh edhe në vende që mbahen si të krishtere.

A janë të rëndësishme normat morale të Biblës?

Normat morale të bazuara në mësimet biblike përfshijnë ndershmërinë dhe integritetin. Megjithatë, hilet, korrupsioni dhe mashtrimi janë shumë të përhapura. The Times e Londrës raporton se disa dedektivë «akuzohen se kanë futur në xhep deri në 100.000 sterlina çdo herë, për të vënë përsëri në duart e kriminelëve drogën e konfiskuar nga policia ose për të humbur prova kundër personazheve

kryesore të krimit të organizuar». Thuhet se në Austri mashtrimi në sigurime është një praktikë e zakonshme. Ndërsa në Gjermani, komuniteti shkencor u trondit kur kohët e fundit kërkuesit zbuluan «një nga rastet më skandaloze të mashtrimit në shkencën gjermane». Një profesor, një «yll midis gjenetistëve gjermanë», u akuzua se kishte falsifikuar ose shpikur të dhëna në një shkallë të gjerë.

Normat morale të bazuara në Bibël përfshijnë edhe besnikërinë në martesë, e cila është projektuar për të qenë një lidhje e qëndrueshme. Por, një numër në rritje çiftesh përfundojnë në gjyq për divorc. Gazeta katolike Christ in der Gegenwart (I krishteri bashkëkohor) raporton se «edhe në Zvicrën ‘konservatore’, gjithnjë e më shumë martesa po prishen». Në Holandë, 33 për qind e të gjitha martesave përfundojnë me divorc. Një zonjë që vërejti ndryshimet shoqërore në Gjermani në disa vitet e kaluara, shkroi për atë që e shqetësonte: «Tani martesa po konsiderohet si e vjetër dhe e dalë mode. Njerëzit nuk po martohen më për të qëndruar bashkë gjithë jetën.»

Nga ana tjetër, miliona veta i konsiderojnë normat morale që mëson Bibla si të denja për besim dhe të rëndësishme për jetën në botën tonë moderne. Një çift i martuar, të cilët jetojnë në kufirin e Zvicrës me Gjermaninë, panë se ishin më të lumtur kur mësuan të jetonin sipas normave morale të Biblës. Për ata, «ekziston vetëm një udhërrëfyese për të gjitha fushat e jetës. Kjo udhërrëfyese është Bibla».

Po ju, çfarë mendoni? A mund të shërbejë Bibla si një udhërrëfyese e vlefshme? A janë praktike sot normat morale të bazuara në Bibël?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo