BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w02 1/10 f. 8
  • Medalje vlerësimi për një Sallë Mbretërie

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Medalje vlerësimi për një Sallë Mbretërie
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Material i ngjashëm
  • Sallat e Mbretërisë janë të hapura për këdo
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Ja vendi ynë i adhurimit!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Rritja e jashtëzakonshme kërkon zgjerim të shpejtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Çfarë është Salla e Mbretërisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
w02 1/10 f. 8

Lajmëtarët e Mbretërisë raportojnë

Medalje vlerësimi për një Sallë Mbretërie

MINISTRIA e Mjedisit në Finlandë shpalli vitin 2000 si «Viti i peizazhit». Një nga organizatorët tha se «qëllimi i zgjedhjes së peizazhit si temë e vitit është që të na kujtojë të gjithëve ndikimin që ka mjedisi i gjelbër në jetën tonë të përditshme dhe në mirëqenien tonë».

Më 12 janar 2001, në zyrën e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Finlandë erdhi një letër nga Shoqata Finlandeze e Industrive të Peizazhit. Në letër shpjegohej se Sallës së Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait në Tikurila i ishte dhënë një nga medaljet e vitit për temën e peizazhit për shkak të projektit të jashtëzakonshëm të mjedisit të saj rrethues dhe të kopshtit të bukur e të pastër. Në letër shtohej se «pamja e përgjithshme e mjedisit rrethues të sallës, si në verë edhe në dimër, është e këndshme, e bukur nga ana estetike dhe e një cilësie të lartë».

Medalja iu dorëzua Dëshmitarëve të Jehovait në hotelin Rozendal në Tampere të Finlandës gjatë një rasti kur ishin të pranishëm 400 profesionistë dhe biznesmenë. Gjithashtu, Shoqata Finlandeze e Industrive të Peizazhit bëri një deklaratë për shtypin, në të cilën thuhej: «Në anë të ndryshme të vendit, Sallat e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait janë pothuajse pa përjashtim të projektuara bukur. Kujdesi për mjedisin ngjall interesin e pothuaj kujtdo që kalon aty pranë. Salla e Mbretërisë në Tikurila si një e tërë është shembull i një kopshti madhështor. Ndërtesa bashkë me mjedisin e madh rrethues pasqyrojnë qetësi dhe ekuilibër.»

Në Finlandë ka 233 Salla Mbretërie, shumë prej të cilave të rrethuara nga kopshte të bukura. Megjithatë, ajo që i bën këto vende vërtet të bukura, është se ato janë qendra të adhurimit të vërtetë dhe të arsimimit biblik. Për më shumë se gjashtë milionë Dëshmitarë të Jehovait përreth botës, një Sallë Mbretërie, si e pajisur mirë ose modeste, është një vend i dëshirueshëm. Kjo është arsyeja që ata kanë dëshirë të madhe të kujdesen me zell dhe dashuri për të. Dyert e Sallave të Mbretërisë janë të hapura për të gjithë njerëzit në zonën tuaj!

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo