BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w03 15/11 f. 26
  • «Fjala e Perëndisë është vërtet e fuqishme!»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Fjala e Perëndisë është vërtet e fuqishme!»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Material i ngjashëm
  • Muaji
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kalendari 2011 thekson rëndësinë e Adhurimit Familjar
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2010
  • Koha, kohët
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Heshvan
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
w03 15/11 f. 26

«Fjala e Perëndisë është vërtet e fuqishme!»

«FJALA e Perëndisë është e gjallë dhe ushtron fuqi.» (Hebrenjve 4:12) Si dëshmi e fuqisë shumë të madhe që ka Fjala e Perëndisë, në Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2003 kishte gjashtë përvoja që vinin nga pjesë të ndryshme të botës. Poshtë titullit «Përpara dhe pas», në kalendar tregohej se si vepra arsimuese e Dëshmitarëve të Jehovait i ndihmon njerëzit që të përmirësojnë moralin, të braktisin një jetë shkatërrimtare, të forcojnë jetën familjare dhe të zhvillojnë një marrëdhënie personale me Perëndinë.

Për kalendarin e vitit 2003 janë marrë disa letra mirënjohjeje. Ja disa nga këto komente:

«Ky kalendar është një dëshmi për të krishterët e vërtetë se ka edhe të tjerë që u është dashur të luftojnë me të gjitha forcat për besimin, ashtu si ata. Tani mund t’i shohin fotografitë si përkujtues të ndryshimeve që kanë bërë disa.»—Stivëni, Shtetet e Bashkuara.

«Doja patjetër t’ju shkruaja dy fjalë për t’ju treguar sa shumë ma ka prekur zemrën kalendari i vitit 2003. Kurrë më parë një kalendar nuk ka pasur një ndikim të tillë tek unë. Këto përvoja do t’i mbaj gjithnjë me vete në çantën e shërbimit, për t’u treguar njerëzve prova të gjalla e mbresëlënëse të ndikimit që mund të ketë Bibla te njerëzit.»—Marku, Belgjikë.

«Më preku shumë ky kalendar. Provova ndjenja shumë të forta kur lexova dhe pashë si i ka transformuar Jehovai këta njerëz. Prandaj ndihem e nxitur të vazhdoj të bëj ndryshime në jetën time. Tani, më shumë se kurrë më parë, ndihem pjesë e vëllazërisë sonë mbarëbotërore.»—Meri, Shtetet e Bashkuara.

«Jezui u prek thellë nga gjendja e mjerë frymore e turmave. Faleminderit që imituat shembullin e Krishtit duke botuar përvojat që gjenden në kalendarin e vitit 2003. Kurrë më parë një kalendar nuk më kishte bërë të qaja.»—Kasandra, Shtetet e Bashkuara.

«Kur isha 11 vjeçe fillova të pija duhan e më vonë të drogohesha. Mendoja shpesh t’i jepja fund jetës, por pastaj njoha Jehovain, dhe kjo më ndihmoi që t’i hiqja këto vese. Ky kalendar është shumë i rëndësishëm për mua. Shembujt e vëllezërve të mi dhe të motrave të mia nga e gjithë bota më bëjnë të fortë. Tani e di se nuk jam e vetme në këtë luftë dhe se gjëja më e rëndësishme është dashuria për Jehovain dhe shërbimi me gjithë zemër që i bëjmë atij.»—Margareta, Poloni.

«Fjala e Perëndisë është vërtet e fuqishme! Kur mora kalendarin e vitit 2003, s’i mbajta dot lotët. Këto përvoja, si edhe fotografitë, ma forcojnë shumë besimin.»—Darlina, Shtetet e Bashkuara.

«Jeta që bënin disa nga këta njerëz ishte shumë e ngjashme me jetën që bëja unë më parë. Jehovai më ka dhënë forcën për të fituar mbi vese që dukeshin të pakapërcyeshme. Ju falënderoj shumë për këto përvoja.»—Uilliami, Shtetet e Bashkuara.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo