BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 15/3 f. 3
  • Një kremtim që ndikon te ty

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një kremtim që ndikon te ty
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Material i ngjashëm
  • Darka e Zotërisë, një përkujtim që nderon Perëndinë
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Pse duhet ta kremtojmë Darkën e Zotërisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2003
  • Darka e Zotërisë: Si kremtohet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 15/3 f. 3

Një kremtim që ndikon te ty

KUR ishte në tokë Jezu Krishti themeloi një kremtim që nderon Perëndinë. Kjo ishte e vetmja ceremoni fetare për të cilën i urdhëroi drejtpërdrejt ithtarët e tij ta kremtonin. Ishte Darka e Zotërisë, e njohur si Darka e Fundit.

Përfytyro sikur je një vëzhgues i padukshëm i ngjarjeve që çuan në atë rast. Jezui dhe apostujt janë mbledhur në një dhomë të sipërme në Jerusalem për të kremtuar Pashkën judaike. Ata kanë ngrënë darkën e zakonshme të Pashkës, e cila përbëhej nga një qengj i pjekur, barishte të hidhura, bukë pa maja dhe verë të kuqe. Apostullit të pabesë, Juda Iskariotit, i është kërkuar të largohet dhe së shpejti ai do ta tradhtojë Zotërinë. (Mateu 26:17-25; Gjoni 13:21, 26-30) Jezui është vetëm me 11 apostujt besnikë. Mateu është një prej tyre.

Sipas tregimit të Mateut, i cili ishte vetë i pranishëm, ja se si e themeloi Jezui Darkën e Zotërisë: «Jezui mori një bukë [pa maja] dhe pasi tha një bekim, e theu dhe duke ua dhënë dishepujve, tha: ‘Merrni, hani. Kjo përfaqëson trupin tim.’ Mori, gjithashtu, një kupë [me verë] dhe pasi dha falënderime, ua dha atyre, duke thënë: ‘Pini prej saj, të gjithë ju; sepse kjo përfaqëson «gjakun tim të besëlidhjes», që ka për t’u derdhur në dobi të shumë vetave, për faljen e mëkateve.’»​—Mateu 26:26-28.

Pse e themeloi Jezui Darkën e Zotërisë? Pse përdori në këtë rast bukë pa maja dhe verë të kuqe? A duhet t’i merrnin këto simbole të gjithë ithtarët e Krishtit? Sa shpesh duhej kremtuar kjo darkë? Dhe a ka vërtet rëndësi për ty?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo