BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w04 1/12 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Material i ngjashëm
  • Maria Magdalena
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kush ishte Maria Magdalena?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • «Kam parë Zotërinë!»
    Imitoni besimin e tyre
  • Maria
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
w04 1/12 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Pse Jezui i ringjallur i tha Thomait ta prekte, kurse më parë e kishte ndaluar Maria Magdalenën që ta bënte këtë?

Disa përkthime të vjetra të Biblës të lënë përshtypjen sikur Jezui i tha Maria Magdalenës të mos e prekte. Për shembull, te Diodati i Ri fjalët e Jezuit përkthehen: «Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im.» (Gjoni 20:17) Por, folja që është përdorur në gjuhën origjinale greke, e cila zakonisht përkthehet «prek», do të thotë edhe «të ngjitesh pas, t’i varesh pas, të kapësh, të mbash». Është e arsyeshme të mendojmë se Jezui s’po e kundërshtonte vetëm për prekjen Maria Magdalenën, sepse i lejoi disa gra të tjera që ishin te varri ‘ta zinin nga këmbët’.​—Mateu 28:9.

Shumë përkthime të sotme, si Përkthimi Bota e Re i Shkrimeve të Krishtere Greke, na ndihmojnë të kapim kuptimin e vërtetë të fjalëve të Jezuit, sepse i përkthejnë kështu: «Mos m’u ngjit më pas.» Pse Jezui i tha këto fjalë Maria Magdalenës, e cila e kishte shoqëruar për shumë kohë?​—Luka 8:1-3.

Me sa duket, Maria Magdalena kishte frikë se mos Jezui largohej dhe ngjitej në qiell. E shtyrë nga dëshira për të qenë me Zotërinë e saj, ajo po i rrinte nga pas Jezuit, duke mos e lënë të shkonte. Për ta siguruar se ende s’i kishte ardhur koha të ikte, Jezui i tha Marisë të mos i ngjitej nga pas, por të shkonte e t’ua thoshte dishepujve lajmin për ringjalljen e tij.​—Gjoni 20:17.

Biseda ndërmjet Jezuit dhe Thomait ishte diçka tjetër. Thomai nuk ishte kur Jezui iu shfaq disa dishepujve. Më vonë, ai shprehu dyshime për ringjalljen e Jezuit, duke thënë se nuk do ta besonte, po të mos shihte plagët e gozhdëve te Jezui dhe t’i vinte dorën në ijë, ku e kishin shpuar. Tetë ditë më vonë, Jezui iu shfaq përsëri dishepujve. Kësaj radhe Thomai ishte aty dhe Jezui i tha t’i prekte plagët.​—Gjoni 20:24-27.

Pra, në rastin e Maria Magdalenës, Jezui kishte të bënte me një dëshirë të gabuar për ta penguar atë që të largohej, kurse në rastin e Thomait, Jezui po ndihmonte dikë që kishte dyshime. Në të dyja rastet Jezui kishte arsye të vlefshme për të vepruar në atë mënyrë.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo