BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 1/7 f. 27
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Material i ngjashëm
  • Mësime nga Levitiku si t’i trajtojmë të tjerët
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Libri biblik numër 3​—Levitiku
    «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm»
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • «Ligji i Jehovait është i përsosur»
    T’i afrohemi Jehovait
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 1/7 f. 27

Pyetje nga lexuesit

Te Ligji i përtërirë 14:21 thuhet: «Nuk do të hani asnjë kafshë që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme.» A ka mospërputhje mes këtij vargu dhe Levitikut 11:40, ku thuhet: «Ai që ha nga ky trup i ngordhur do të lajë rrobat e tij dhe do të jetë i papastër deri në mbrëmje.»

Mes këtyre dy vargjeve nuk ka mospërputhje. Në vargun e parë përsëritet ndalimi për ngrënien e një kafshe që dikush e gjen të ngordhur, ndoshta të vrarë nga kafshët e egra. (Eksodi 22:31; Levitiku 22:8) Kurse i dyti shpjegon çfarë duhej të bënte një izraelit, nëse e shkelte këtë ndalim, ndoshta pa dashje.

Fakti që diçka ishte ndaluar në Ligj, nuk do të thoshte se ai ndalim nuk do të shpërfillej kurrë. Për shembull, kishte ligje kundër vjedhjes, vrasjes, dëshmisë së rreme, e kështu me radhë. Po, në të njëjtën kohë, kishte ndëshkime për rastet kur shkeleshin këto ligje që kishte dhënë Perëndia. Këto ndëshkime u jepnin forcë ligjeve dhe tregonin sa të rëndësishme ishin.

Një njeri që shkelte ndalimin për ngrënien e kafshëve që i gjente të ngordhura, do të ishte i papastër në sytë e Jehovait, prandaj duhej të ndiqte procedurën e duhur për t’u pastruar. Nëse nuk pastrohej siç duhej, ‘do të mbante fajin për paudhësinë e tij’.​—Levitiku 17:15, 16.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo