BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w05 15/11 f. 8-9
  • Fryma e vetëmohimit sjell bekimin e Jehovait

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fryma e vetëmohimit sjell bekimin e Jehovait
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • Motivi i duhur
  • Shërbim vetëmohues
  • T’i shërbejmë Jehovait me frymë vetëflijimi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1993
  • Të mbajmë në mend ata që shërbejnë në kohë të plotë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Përse të jemi vetësakrifikues?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Ndiq vazhdimisht Jezuin
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—1997
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
w05 15/11 f. 8-9

«Ndihma më vjen nga Jehovai»

Fryma e vetëmohimit sjell bekimin e Jehovait

NJË burrë ecën me biçikletë në pyllin e dendur të Kamerunit. I jep biçikletës për orë të tëra dhe vë jetën në rrezik, duke ecur përgjatë rrugëve të përmbytura e përmes baltës, që të forcojë të tjerët. Në Zimbabve, disa veta bëjnë 15 kilometra rrugë përmes lumenjve të rrëmbyeshëm, për të mësuar një grup të izoluar. Rrobat dhe këpucët i mbajnë mbi kokë që të mos u lagen. Diku tjetër, një grua çohet në katër të mëngjesit që të shkojë t’i japë mësim një infermiereje, që ka vetëm një orë të lirë, herët në mëngjes.

Çfarë kanë të përbashkët këta njerëz që bëjnë përpjekje të tilla? Janë Dëshmitarë të Jehovait që shërbejnë në kohë të plotë dhe u mësojnë njerëzve të vërtetat biblike. Midis tyre ka pionierë të rregullt e specialë, misionarë, mbikëqyrës udhëtues, si dhe mijëra vullnetarë në shtëpitë Bethel anembanë botës. Shenja e tyre dalluese është fryma e vetëmohimit.a

Motivi i duhur

Dëshmitarët e Jehovait i vënë veshin këshillës që apostulli Pavël i dha Timoteut: «Bëj çmos të paraqitesh para Perëndisë i miratuar, si një punëtor që s’ka pse t’i vijë turp për asgjë, që e përdor drejt fjalën e së vërtetës.» (2 Timoteut 2:15) Por, çfarë i motivon këta qindra mijë Dëshmitarë që të shërbejnë në kohë të plotë?

Kur i pyet pse përpiqen kaq shumë në shërbim të Jehovait, në përgjigjen e tyre përmendin dashurinë për Perëndinë dhe për njerëzit. (Mateu 22:37-39) Kjo është shumë e vërtetë, sepse çdo përpjekje do të ishte e kotë, nëse nuk do të motivohej nga dashuria.​—1 Korintasve 13:1-3.

Shërbim vetëmohues

Të gjithë të krishterët e kushtuar kanë pranuar thirrjen e Jezuit: «Nëse ndokush dëshiron të vijë pas meje, le ta mohojë veten, të marrë shtyllën e vet të torturës dhe të më ndjekë vazhdimisht.» (Mateu 16:24) Të mohojmë veten do të thotë të pranojmë vullnetarisht se i përkasim Perëndisë Jehova e Jezu Krishtit dhe se drejtohemi prej tyre. Kjo i ka shtyrë shumë veta që të shërbejnë në kohë të plotë, në këtë shërbim vetëmohues.

Shumë Dëshmitarë bëjnë përpjekje të mëdha që të zgjerojnë shërbimin. Një shembull është Zhulia, një pioniere e rregullt 56-vjeçare në San-Paulo të Brazilit. Ajo kujton: «Një vëlla kinez më telefonoi dhe më pyeti a kisha dëshirë të mësoja gjuhën kineze. Për shkak të moshës, nuk e kisha menduar ndonjëherë të mësoja një gjuhë të huaj. Por, pas disa ditësh e pranova sfidën. Sot mund të bëj prezantime biblike në gjuhën kineze.»

Zyra e degës së Dëshmitarëve të Jehovait në Peru raporton: «Vitet e fundit, qindra pionierë të rregullt janë transferuar në territore që nuk i janë caktuar një kongregacioni, duke shfaqur guxim dhe një frymë vetëmohuese. Ata shkojnë në qytete të largëta, ku mungojnë kushtet elementare dhe ku mundësitë për punë janë të kufizuara. Këta vëllezër e motra bëjnë gjithçka munden që të qëndrojnë në caktimet e tyre. Mbi të gjitha, shërbimi i tyre sjell rezultate të mira në shumë vende. Mbikëqyrësit udhëtues tregojnë se, falë vetëmohimit të këtyre pionierëve të rregullt, janë formuar grupe të reja.»

Disa të krishterë kanë rrezikuar jetën për të ndihmuar bashkëbesimtarët. (Romakëve 16:3, 4) Një mbikëqyrës qarkor në një zonë të Afrikës, të dërrmuar nga lufta, tregon: «Përpara se unë dhe gruaja të arrinim postbllokun e fundit, i cili ndante territoret e rebelëve nga ato që i kontrollonte qeveria, katër komandantë rebelë dhe truprojat e tyre na rrethuan dhe na kërkuan dokumentet. Kur kontrolluan kartat e identitetit dhe panë se ishim nga zona që e kontrollonte qeveria, filluan të dyshonin. Mua më akuzuan për spiun. Prandaj, vendosën të më hidhnin në një gropë. U shpjegova kush ishim dhe si përfundim na lanë të iknim.» Sa mirënjohës ishin kongregacionet që ky çift me këtë frymë vetëmohimi mundi t’i vizitonte!

Pavarësisht nga vështirësitë që hasin, radhët e shërbëtorëve në kohë të plotë po rriten në mbarë botën. (Isaia 6:8) Këta punëtorë të palodhur e vlerësojnë shumë privilegjin për t’i shërbyer Jehovait. Miliona të tjerë po e lavdërojnë Jehovain me të njëjtën frymë vetëmohimi. Si rrjedhim, ai i u jep bekime të bollshme. (Proverbat 10:22) Këta punëtorë të zellshëm janë të bindur se Jehovai do të vazhdojë t’i bekojë e t’i mbështetë, prandaj shfaqin të njëjtin qëndrim të psalmistit, i cili këndoi: «Ndihma më vjen nga Jehovai.»​—Psalmi 121:2.

[Shënimi]

a Shih Kalendarin e Dëshmitarëve të Jehovait 2005, nëntor/dhjetor.

[Diçitura në faqen 9]

«Populli yt do të afrohet vullnetarisht ditën e pushtetit tënd.»​—PSALMI 110:3, Dio

[Kutia në faqen 8]

JEHOVAI I VLERËSON SHËRBËTORËT E TIJ TË PËRKUSHTUAR

«Bëhuni të palëkundur e të patundur. Kini gjithnjë shumë për të bërë në veprën e Zotërisë, duke e ditur se mundi juaj s’është i kotë në lidhje me Zotërinë.»​—1 Korintasve 15:58.

«Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij.»​—Hebrenjve 6:10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo