BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w06 15/4 f. 31
  • Pyetje nga lexuesit

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pyetje nga lexuesit
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
  • Material i ngjashëm
  • Përse duhet ta shmangni spiritizmin?
    Zgjohuni!—2000
  • Bëju ballë forcave të liga frymore
    Njohuria që të çon në jetën e përhershme
  • Krijesat frymore: Si ndikojnë te ne?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Si t’u kundërvihemi demonëve?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
w06 15/4 f. 31

Pyetje nga lexuesit

Ç’mund të bëjë për t’u lehtësuar, një njeri të cilin po e shqetësojnë demonët?

Fjala e Perëndisë tregon se ata që kanë sulme nga demonët, mund të gjejnë lehtësim. Lutja luan rol jetësor në këtë. (Marku 9:25-29) Por, ndoshta, ai të cilin po e shqetësojnë demonët duhet të bëjë edhe disa hapa të tjerë. Disa ngjarje që kanë të bëjnë me të krishterët në shekullin e parë shërbejnë si një shembull se çfarë tjetër mund të kërkohet.

Para se të bëheshin ithtarë të Krishtit, disa individë në Efesin e lashtë ishin përfshirë në demonizëm. Por, pasi vendosën t’i shërbenin Perëndisë, «ata që ishin marrë me magji, i grumbulluan librat dhe i dogjën para të gjithëve». (Veprat 19:19) Duke i shkatërruar librat e magjisë, ata besimtarë të rinj në Efes lanë një shembull për ata që sot duan të çlirohen nga sulmet e demonëve. Është absolutisht e nevojshme që këta njerëz të heqin qafe çdo objekt të lidhur me spiritizmin. Këtu përfshihen librat, revistat, filmat, materialet nga burime elektronike, kasetat me muzikë që kanë ngjyrime spiritiste, si edhe hajmalitë ose sende të tjera që vihen ‘për t’u mbrojtur’ ose që kanë lidhje me praktikat spiritiste.—Ligji i përtërirë 7:25, 26; 1 Korintasve 10:21.

Disa vjet pasi të krishterët në Efes i kishin djegur librat e magjisë, apostulli Pavël shkroi: «Ne . . . kemi një përleshje . . . me forcat e liga frymore.» (Efesianëve 6:12) Pavli i nxiti të krishterët: «Vishni armaturën e plotë të Perëndisë, që të jeni në gjendje të qëndroni të patundur kundër intrigave të Djallit.» (Efesianëve 6:11) Kjo këshillë vlen edhe sot. Të krishterët duhet të forcojnë mbrojtjen e tyre frymore, për të qëndruar larg nga frymërat e liga. Pavli theksoi: «Mbi të gjitha, merrni mburojën e madhe të besimit, me të cilën do të jeni në gjendje të shuani të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut.» (Efesianëve 6:16) Besimi forcohet me anë të studimit të Biblës. (Romakëve 10:17; Kolosianëve 2:6, 7) Prandaj, studimi i rregullt i Biblës na ndihmon të zhvillojmë besimin që shërben si mburojë kundër ndikimit të frymërave të liga.—Psalmi 91:4; 1 Gjonit 5:5.

Të krishterët në Efes duhej të bënin edhe një hap tjetër të rëndësishëm. Pavli u tha: «Vazhdoni të luteni në çdo rast në frymë, dhe bëni çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi.» (Efesianëve 6:18) Po, lutjet e zjarrta për të pasur mbrojtjen e Jehovait janë thelbësore për ata që sot duan të çlirohen nga sulmet e demonëve. (Proverbat 18:10; Mateu 6:13; 1 Gjonit 5:18, 19) Në mënyrë të përshtatshme, Bibla thotë: «Nënshtrojuni Perëndisë dhe kundërvijuni Djallit, e ai do të ikë nga ju.»—Jakovi 4:7.

Ndërkohë që ai të cilin po e sulmojnë demonët duhet të lutet me zjarr për çlirim, edhe të krishterët e tjerë të vërtetë mund të luten për atë individ që ka shumë dëshirë t’i shërbejë Jehovait dhe që, me ngulm, po përpiqet t’u kundërvihet forcave të liga frymore. Ata mund t’i kërkojnë Perëndisë që individi të cilin po e sulmojnë demonët të fitojë forcën frymore për t’u rezistuar sulmeve demonike. Meqë Fjala e Perëndisë thotë se «përgjërimi i të drejtit vepron me shumë forcë», lutjet që bëjnë shërbëtorët e Perëndisë do t’u sjellin me siguri dobi atyre që po bëjnë çmos ‘t’i kundërvihen Djallit’.—Jakovi 5:16.

[Figura në faqen 31]

Besimtarët në Efes i dogjën librat e tyre të magjisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo