BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w07 1/4 f. 3
  • Në kërkim të përgjigjeve të duhura

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Në kërkim të përgjigjeve të duhura
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Material i ngjashëm
  • Në kërkim të këshillave praktike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Mesazhet e Jehovait për të kaluarën dhe të tashmen
    Të jetojmë duke mbajtur në mend ditën e Jehovait
  • Përgjigje praktike!
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Mësime të vërteta që i pëlqejnë Perëndisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
w07 1/4 f. 3

Në kërkim të përgjigjeve të duhura

Si ta ruaj shëndetin?

Ç’të bëj që të kem një familje më të lumtur?

Si t’ia bëj që të kem më shumë mundësi për ta mbajtur një punë?

A KE bërë ndonjëherë pyetje të tilla? A ke gjetur përgjigje praktike që të hynin vërtet në punë? Çdo vit botohen rreth 2.000 libra që japin këshilla për këto çështje dhe për çështje të tjera të rëndësishme. Vetëm në Britani, lexuesit harxhojnë 80 milionë paunde (rreth 150 milionë dollarë) në vit për të blerë libra që japin këshilla se si të përballohen sfidat e jetës. Në Shtetet e Bashkuara, nga shitjet e librave që të tregojnë se si t’ia dalësh mbanë vetë, vilen rreth 600 milionë dollarë në vit. Pra, me siguri, nuk je i vetmi që po kërkon këshilla të mira se si të përballosh jetën e përditshme.

Një autor tha për këshillat që gjenden në këtë mori botimesh: «Shumë libra të rinj vetëm sa përsëritin atë që tashmë është shkruar më parë.» Madje, shumica e këshillave të këtyre librave janë përsëritje e fjalëve të mençura që gjenden në një nga librat më të vjetër në botë. Ky libër është pa diskutim botimi më i përhapur në botë. Është përkthyer, i gjithi ose disa pjesë të tij, në rreth 2.400 gjuhë. Gjithsej janë shtypur në tërë botën më shumë se 4,6 miliardë kopje. Ky libër është Bibla.

Bibla e thotë qartë: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi.» (2 Timoteut 3:16) Kuptohet, Bibla nuk u shkrua që të ishte një libër si ata që u përmendën më lart. Qëllimi i saj parësor është të zbulojë vullnetin e Perëndisë për njerëzimin. Por, gjithsesi, Bibla ka shumë informacione se si të përballohen problemet e zakonshme për njerëzit dhe premton se ata që ndjekin drejtimin e saj, do të mësojnë se si të nxjerrin dobi për vete. (Isaia 48:17, 18) Pavarësisht nga prejardhja etnike, kulturore ose nga arsimi që ka një njeri, këshillat praktike të Biblës hyjnë në punë gjithnjë, nëse zbatohen. Pse të mos i hedhësh një sy artikullit tjetër dhe të vendosësh vetë nëse është praktike ajo që thotë Bibla për tema të tilla, si: shëndeti, familja dhe puna?

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo