BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/2 f. 10
  • Një Bari që interesohet për ty

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një Bari që interesohet për ty
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • Ku të gjejmë ngushëllim?
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
  • Ndihmojini delet që kanë humbur rrugën
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • «Unë vetë do t’i kërkoj delet e mia»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Jezui kujdeset për delet e tij
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2018
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/2 f. 10

Afrojuni Perëndisë

Një Bari që interesohet për ty

Mateu 18:12-14

‘A INTERESOHET Perëndia për mua?’ Nëse ia ke bërë vetes ndonjëherë këtë pyetje, nuk je i vetmi. Shumë prej nesh përballemi me vuajtje e telashe dhe hera-herës mund të pyesim veten nëse Krijuesi i universit të paanë na vëren ndopak. Kemi nevojë të dimë: a interesohet Perëndia Jehova për ne si individë? Kur ishte në tokë, Jezui, i cili e njeh Jehovain më mirë se kushdo, dha me anë të një ilustrimi një përgjigje që të ngroh zemrën.

Duke e bazuar ilustrimin e tij në jetën baritore, Jezui tha: «Nëse një njeri ka njëqind dele dhe njëra humb rrugën, a nuk do t’i lërë ai nëntëdhjetë e nëntë në male, që të shkojë të kërkojë atë që ka humbur rrugën? Ja ku ju them: po ta gjejë, ai do të gëzojë më shumë për të, se për ato nëntëdhjetë e nëntë që nuk e kanë humbur rrugën. Po ashtu edhe Ati im që është në qiell, nuk dëshiron që asnjë nga këta të vegjlit të marrë fund.» (Mateu 18:12-14) Le të shohim se si këtu Jezui i bën një përshkrim të gjallë kujdesit të butë që ka Jehovai për çdonjërin nga adhuruesit e Tij.

Bariu ndiente përgjegjësi për secilën nga delet. Kur një dele humbte rrugën, ai e dinte mirë cila mungonte. Njihte çdo dele me emrin që i kishte vënë. (Gjoni 10:3) Bariu i dashur nuk gjente prehje derisa delja e humbur të ishte sërish në tufë. Edhe pse shkonte pas së humburës, nuk i vinte në rrezik 99 delet e tjera. Barinjtë shpesh rrinin tok dhe i linin tufat të përziheshin.a Kështu bariu që nisej në kërkim të së humburës, mund t’i linte për pak kohë delet nën kujdesin e barinjve të tjerë. Kur e gjente shëndoshë e mirë delen e humbur, bariu gëzohej. Pasi e vinte mbi supe krijesën e trembur, e kthente në tufë ku ishte e mbrojtur dhe e sigurt.​—Luka 15:5, 6.

Duke shpjeguar ilustrimin, Jezui tha se Perëndia nuk do që «asnjë nga këta të vegjlit të marrë fund». Më parë Jezui i kishte paralajmëruar dishepujt e tij që të mos pengonin ‘një nga ata të vegjël që tregonin besim tek ai’. (Mateu 18:6) Pra, çfarë na mëson për Jehovain ilustrimi i Jezuit? Ai është një Bari që interesohet thellësisht për çdo dele, edhe për ‘të vegjlit’—për ata që mund të duken të parëndësishëm nga pikëpamja e botës. Po, në sytë e Perëndisë çdo adhurues i tij është i veçantë dhe i vyer.

Në rast se dëshiron me zjarr të sigurohesh se Perëndia të çmon, përse të mos mësosh më shumë për Bariun e Madh, Perëndinë Jehova, dhe si t’i afrohesh atij. Kështu mund të kesh sigurinë që kishte apostulli Pjetër, i cili pa dyshim e dëgjoi nga goja e Jezuit ilustrimin për delen e humbur. Më vonë Pjetri shkroi: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Perëndinë], sepse ai interesohet për ju.»​—1 Pjetrit 5:7.

[Shënimi]

a Nuk ishte problem t’i ndaje tufat, sepse çdo dele i përgjigjej thirrjes së veçantë të bariut të saj.​—Gjoni 10:4.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo