BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w08 1/10 f. 11
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
  • Material i ngjashëm
  • A duhet ta mbajnë sabatin të krishterët?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Festa e sabatit
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Sabati
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • A duhet mbajtur sabati i përjavshëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2008
w08 1/10 f. 11

A e dini?

Pse judenjtë e nisnin Sabatin në mbrëmje?

Kur Jehovai i dha popullit të tij ligjin për Ditën e Shlyerjes, ai tha: «Atë ditë mos bëni asnjë punë . . . Ajo ditë do të jetë një sabat pushimi i plotë për ju . . . Nga mbrëmja deri mbrëmjen e së nesërmes, duhet të mbani sabatin.» (Levitiku 23:28, 32) Ky urdhër pasqyronte pikëpamjen se dita niste në mbrëmje, pas perëndimit të diellit, dhe përfundonte në perëndimin vijues. Kështu, për judenjtë dita zgjaste nga mbrëmja në mbrëmje.

Kjo metodë e llogaritjes së ditëve ishte sipas modelit që kishte lënë vetë Perëndia. Në tregimin për ditën e parë të figurshme të krijimit, thuhet: «U bë mbrëmje dhe u bë mëngjes, dita e parë.» Edhe «ditët» vijuese llogariten në të njëjtën mënyrë, duke filluar në «mbrëmje».—Zanafilla 1:5, 8, 13, 19, 23, 31.

Judenjtë nuk ishin i vetmi popull që i llogariste ditët në këtë mënyrë. Athinasit, numidianët dhe fenikasit bënin të njëjtën gjë. Babilonasit, nga ana tjetër, konsideronin lindjen e diellit si fillimin e ditës, kurse egjiptianët dhe romakët e llogaritnin ditën nga mesnata në mesnatë, siç është e zakonshme sot. Megjithatë, judenjtë e sotëm ende e nisin dhe e mbarojnë Sabatin me perëndimin e diellit.

Çfarë ishte «një udhë sabati»?

Pasi panë ngjitjen e Jezuit në qiell nga Mali i Ullinjve, dishepujt u rikthyen në Jerusalem, që ishte «një udhë sabati larg». (Veprat 1:12) Një udhëtar mund të ecte në ditë ndoshta 30 kilometra ose më shumë. Por, Mali i Ullinjve është afër Jerusalemit. Prandaj, ç’kuptim kishte shprehja «një udhë sabati»?

Sabati ishte dita kur izraelitët duhej të pushonin dhe nuk duhej të kryenin veprimtaritë e tyre normale. Madje, atë ditë, ata nuk duhej as të ndiznin zjarr në shtëpi. (Dalja 20:10; 35:2, 3) Jehovai urdhëroi: «Secili të rrijë ulur në vendin e vet. Askush të mos dalë që aty ditën e shtatë.» (Dalja 16:29) Ky ligj do t’u jepte mundësi izraelitëve që të pushonin nga veprimtaritë normale dhe t’i kushtonin më shumë vëmendje adhurimit të Perëndisë.

Të pakënaqur me parimet e paraqitura në Ligjin e Jehovait, rabinët fanatikë pas hollësive ligjore, filluan të përcaktonin me saktësi—dhe në mënyrë disi arbitrare—distancën që mund të ecte një njeri ditën e Sabatit, për shembull, për të marrë pjesë në adhurim. Në lidhje me këtë, një enciklopedi thotë: «Si pasojë e ligjeve strikte për mbajtjen e Sabatit . . . , u vendos që asnjë izraelit të mos ecte në Sabat më shumë se një distancë e caktuar, e quajtur udhë Sabati.» (Cyclopedia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature) Distanca e përcaktuar ishte 2.000 kute, që mund të jetë nga 890 deri në 1.110 metra.

[Figura në faqen 11]

Pamje e Jerusalemit nga Mali i Ullinjve

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo