BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/4 f. 7-8
  • Lindja e re​—Cili është qëllimi i saj?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Lindja e re​—Cili është qëllimi i saj?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Kush shkon në qiell dhe përse?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • Disa do të mbretërojnë, shumë do të nxjerrin dobi
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/4 f. 7-8

Lindja e re​—Cili është qëllimi i saj?

SHUMË besojnë se, për të marrë shpëtimin e përhershëm, një njeri duhet të lindë përsëri. Por, vër re se ç’tha vetë Jezui për qëllimin e lindjes së re. Ai pohoi: «Në qoftë se dikush nuk lind përsëri, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.» (Gjoni 3:3) Pra, dikush duhet të lindë përsëri që të hyjë në Mbretërinë e Perëndisë, e jo që të marrë shpëtimin. Megjithatë, disa mund të thonë: «Po a nuk bëjnë fjalë për të njëjtin shpërblim këto dy shprehje, pra të hysh në Mbretërinë e Perëndisë dhe të marrësh shpëtimin?» Jo. Për të kuptuar ndryshimin, së pari le të shqyrtojmë kuptimin e shprehjes ‘mbretëria e Perëndisë’.

Një mbretëri është një formë qeverisjeje. Prandaj, shprehja ‘mbretëria e Perëndisë’ do të thotë «qeveria e Perëndisë». Bibla mëson se Jezu Krishti, ‘biri i njeriut’, është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë dhe se me të do të sundojnë edhe të tjerë. (Danieli 7:1, 13, 14; Mateu 26:63, 64) Për më tepër, një vegim që iu dha apostullit Gjon, zbuloi se bashkësundimtarët e Krishtit janë individë të zgjedhur «nga çdo fis, gjuhë, popull dhe komb» dhe «ata do të mbretërojnë mbi tokën». (Zbulesa 5:9, 10; 20:6) Më tej, Fjala e Perëndisë zbulon se ata që do të sundojnë si mbretër, formojnë ‘një kope të vogël’ me 144.000 individë ‘të cilët janë blerë nga toka’.—Luka 12:32; Zbulesa 14:1, 3.

Ku ndodhet selia e Mbretërisë së Perëndisë? ‘Mbretëria e Perëndisë’ quhet edhe ‘mbretëria e qiejve’ dhe kjo tregon se Jezui dhe bashkëmbretërit e tij sundojnë nga qielli. (Luka 8:10; Mateu 13:11) Pra, Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore që përbëhet nga Jezu Krishti dhe një grup bashkësundimtarësh të zgjedhur nga njerëzimi.

Atëherë, çfarë donte të thoshte Jezui kur pohoi se dikush duhet të lindë përsëri që «të hyjë në mbretërinë e Perëndisë»? Ai donte të thoshte se është e nevojshme që dikush të lindë përsëri për t’u bërë sundimtar me Krishtin në qiell. E thënë thjesht, qëllimi i lindjes së re është që të përgatitë një grup të kufizuar njerëzish për qeverinë qiellore.

Deri tani kemi parë se lindja e re ka shumë rëndësi, shkaktohet nga Perëndia dhe po përgatit një grup njerëzish për qeverinë qiellore. Por, si ndodh në të vërtetë lindja e re?

[Diçitura në faqen 7]

Qëllimi i lindjes së re është që të përgatitë një grup të kufizuar njerëzish për qeverinë qiellore

[Figura në faqen 7]

Jezu Krishti dhe një grup bashkësundimtarësh të zgjedhur nga njerëzimi, përbëjnë Mbretërinë e Perëndisë

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo