BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w09 1/5 f. 7-8
  • 3 Mësoni të vërtetën për Jezuin

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • 3 Mësoni të vërtetën për Jezuin
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Material i ngjashëm
  • Natanaeli
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dishepujt e parë të Jezuit
    Njeriu më i madh që ka jetuar ndonjëherë
  • Jezui fillon të bëjë dishepuj
    Jezui: Udha, e vërteta dhe jeta
  • Ata që u bënë dishepuj të Jezuit
    Të mësojmë nga Mësuesi i Madh
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
w09 1/5 f. 7-8

3 Mësoni të vërtetën për Jezuin

«Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.»​—Gjoni 3:16.

CILA ËSHTË SFIDA? Disa thonë se Jezui nuk ka ekzistuar vërtet. Të tjerë e pranojnë se ka ekzistuar, por thonë se ai ishte thjesht një njeri i zakonshëm që ka vdekur para shumë kohësh.

SI MUND TA KAPËRCENI KËTË SFIDË? Imitoni dishepullin Natanael.a Miku i tij, Filipi, i tha që mendonte se kishte gjetur Mesinë​—«Jezuin, të birin e Jozefit nga Nazareti». Por, Natanaeli nuk besoi vetëm ngaqë i tha Filipi. Në fakt, ai ia ktheu: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?» Megjithatë, e pranoi ftesën e Filipit që ‘të shkonte e ta shihte’ vetë. (Gjoni 1:43-51) Edhe ju do të nxirrni dobi duke shqyrtuar vetë dëshmitë për Jezuin. Çfarë mund të bëni?

Shqyrtoni dëshmitë historike që tregojnë se Jezui ka ekzistuar vërtet. Jozefi dhe Taciti ishin dy historianë të respektuar që jetuan në shekullin e parë dhe nuk ishin të krishterë. Ata e përmendën Jezu Krishtin si një person që kishte ekzistuar vërtet. Duke përshkruar se si perandori romak Neroni i fajësoi të krishterët për zjarrin në Romë, në vitin 64 të e.s., Taciti shkroi: «Neroni ua ngjiti fajin dhe u bëri torturat më të mundimshme një klase të urryer për gjërat e tyre të neveritshme dhe që populli i quante të krishterë. Kristusi [Krishti], nga i cili e kishte origjinën emri i kësaj klase, gjatë mbretërimit të Tiberit u dënua me vdekje nga një prej administratorëve tanë, Ponc Pilati.»

Në lidhje me referimet e historianëve të shekullit të parë e të dytë për Jezuin dhe për të krishterët e hershëm, Encyclopædia Britannica, botimi i vitit 2002, thotë: «Këto tregime të pavarura nga njëri-tjetri provojnë se në kohët e lashta madje as kundërshtarët e krishterimit nuk dyshuan kurrë për vërtetësinë historike të Jezuit, për të cilën u debatua për herë të parë dhe mbi baza të pamjaftueshme në fund të shekullit të 18-të, gjatë shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të.» Në vitin 2002, në një artikull të gazetës The Wall Street Journal thuhej: «Shumë studiues, përveç ndonjë ateisti aty-këtu, tashmë e kanë pranuar Jezuin e Nazaretit si personazh historik.»

Shqyrtoni provën se Jezui u ringjall. Kur Jezuin e arrestuan kundërshtarët, shokët e tij më të ngushtë dhe dishepujt e braktisën dhe u shpërndanë, kurse miku i tij Pjetri, nga frika mohoi se e njihte. (Mateu 26:31, 55, 56, 69-75) Pastaj, papritur, dishepujt u bënë shumë aktivë. Pjetri dhe Gjoni, me guxim u përballën po me ata njerëz që kurdisën vdekjen e Jezuit. Dishepujt e Jezuit u bënë kaq të vendosur, saqë i përhapën mësimet e tij anembanë Perandorisë Romake, duke preferuar që më mirë të përballeshin me vdekjen, sesa të bënin kompromis me bindjet e tyre.

Cila ishte një arsye për këtë ndryshim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e tyre? Apostulli Pavël shpjegon se Jezui u ringjall e «iu shfaq Kefës [Pjetrit] dhe pastaj të dymbëdhjetëve». Pavli shton: «Pas kësaj, iu shfaq njëherësh më shumë se pesëqind vëllezërve.» Shumica e dëshmitarëve okularë ishin ende gjallë në kohën kur Pavli i shkroi këto fjalë. (1 Korintasve 15:3-7) Dëshmia e një ose dy dëshmitarëve okularë mund të hidhej poshtë me lehtësi nga skeptikët. (Luka 24:1-11) Por dëshmia e më shumë se pesëqind dëshmitarëve okularë, siguronte prova bindëse se Jezui ishte ringjallur.

CILI ËSHTË SHPËRBLIMI? Atyre që kanë besim te Jezui dhe i binden, mund t’u falen mëkatet dhe mund të kenë një ndërgjegje të pastër. (Marku 2:5-12; 1 Timoteut 1:19; 1 Pjetrit 3:16-22) Nëse vdesin, Jezui premton se do t’i ringjallë «ditën e fundit».​—Gjoni 6:40.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 4, «Kush është Jezu Krishti?» dhe kapitullin 5, «Shpërblesa​—Dhurata më e madhe e Perëndisë», që gjenden te libri Çfarë mëson vërtet Bibla?b

[Shënimet]

a Shkrimtarët e ungjijve, Mateu, Marku dhe Luka, me sa duket iu referuan Natanaelit me emrin Bartolome.

b Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 7]

Ashtu si Natanaeli, shqyrtoni dëshmitë për Jezuin

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo