BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/1 f. 18
  • «Ai kërkoi pëlqimin e Jehovait»

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • «Ai kërkoi pëlqimin e Jehovait»
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Manaseu
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ç’do të thotë për ty falja e Jehovait?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Çfarë është pendimi i vërtetë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2001
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/1 f. 18

Afrojuni Perëndisë

«Ai kërkoi pëlqimin e Jehovait»

«SA I pavlerë u ndjeva»,—thotë një burrë që për njëfarë kohe nuk kishte jetuar sipas normave biblike që kishte mësuar në vogëli. Kur filloi të bënte hapa për të kthyer rrugë, kishte frikë se mos Perëndia nuk do ta falte kurrë. Por këtij mëkatari të penduar i dha shpresë tregimi për Manaseun që gjendet në Bibël te 2 Kronikave 33:1-17. Nëse je ndier ndonjëherë i pavlerë për shkak të mëkateve të së kaluarës, edhe ti mund të marrësh zemër nga shembulli i Manaseut.

Manaseu u rrit në një familje besimtarësh. I ati, Hezekia, ishte një nga mbretërit më të shquar të Judës. Manaseu lindi rreth tre vjet pasi Perëndia ia kishte zgjatur jetën të atit me anë të një mrekullie. (2 Mbretërve 20:1-11) Pa dyshim që Hezekia e shihte të birin si dhuratë të mëshirës së Perëndisë dhe u përpoq të nguliste tek ai dashurinë për adhurimin e pastër. Por fëmijët e prindërve besimtarë nuk ndjekin gjithmonë gjurmët e prindërve. Kjo ndodhi me Manaseun.

Manaseu nuk ishte më tepër se 12 vjeç kur i vdiq i ati. Mjerisht, ai «bëri atë që ishte e keqe në sytë e Jehovait». (Vargjet 1, 2) Mos vallë mbreti i ri u ndikua nga këshilltarë që nuk kishin respekt për adhurimin e vërtetë? Bibla nuk e thotë. Por thotë se Manaseu u zhyt në idhujtari dhe mizori të rëndë. Ai ngriti altarë për perënditë e rreme, flijoi bijtë e vet, praktikoi spiritizmin dhe vuri një shëmbëlltyrë të gdhendur në tempullin e Jehovait në Jerusalem. Manaseu kokëfortë nuk ua vuri veshin paralajmërimeve të shpeshta të Jehovait, mrekullia e të cilit e kishte sjellë në jetë.​—Vargjet 3-10.

Në fund, Jehovai lejoi që Manaseun ta çonin nën vargonj në Babiloni. Atje, në mërgim, ai kishte mundësi të mendonte thellë për drejtimin që kishte marrë. Mos vallë tani kuptoi se idhujt e tij të pajetë e të pafuqishëm nuk e kishin mbrojtur dot? Apo solli ndër mend gjërat që i ati besimtar i kishte mësuar kur ishte i vogël? Sido të ketë qenë, Manaseu ndryshoi qëndrim. Tregimi thotë: «Ai kërkoi pëlqimin e Jehovait, Perëndisë së tij, dhe u përul shumë. . . . Ai vazhdoi t’i lutej Atij.»a (Vargjet 12, 13) Por, a mund ta falte vërtet Perëndia një njeri që kishte bërë mëkate aq të rënda?

Jehovai u prek nga pendimi i sinqertë i Manaseut. Ai ia dëgjoi përgjërimet për mëshirë «dhe e rivendosi në Jerusalem në mbretërinë e tij». (Vargu 13) Si provë pendimi, Manaseu bëri gjithçka mundej për të ndrequr gabimet, duke pastruar mbretërinë nga idhujt dhe duke e nxitur popullin e tij që «t’i shërbente Jehovait».—Vargjet 15-17.

Nëse ndihesh i padenjë për faljen e Perëndisë për shkak të gabimeve të së kaluarës, merr zemër nga shembulli i Manaseut. Ky tregim është pjesë e Fjalës së frymëzuar të Perëndisë. (Romakëve 15:4) Qartë, Jehovai do që ne ta dimë se është ‘gati të falë’. (Psalmi 86:5) Atij nuk i intereson mëkati, por gjendja e zemrës së mëkatarit. Kur ai lutet me zemër të vrarë, braktis rrugën e gabuar dhe bën përpjekje me vendosmëri për të vepruar drejt, mund ‘të kërkojë pëlqimin e Jehovait’, siç bëri Manaseu.​—Isaia 1:18; 55:6, 7.

Sugjerim për leximin e Biblës gjatë janarit:

◼ 2 Kronikave 29​–Ezdra 10

[Shënimi]

a Versioni Young’s Literal Translation e përkthen kështu këtë varg: «Ai . . . e qetësoi fytyrën e Jehovait, Perëndisë së tij.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo