Për të rinjtë
Shmangi shoqëritë e dëmshme!
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Dina, Sikemi, Jakobi, Simeoni dhe Levi.
Përmbledhje: Dinën e përdhunon Sikemi dhe vëllezërit e saj të indinjuar kërkojnë të hakmerren.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO ZANAFILLËN 34:1-31.
Si mendon, në cilat veprimtari mund të jetë përfshirë Dina me shoqet në Kanaan?
․․․․․
Ç’mund t’i thoshte Sikemi Dinës teksa «i fliste me ëmbëlsi që t’i fitonte zemrën»?
․․․․․
Ç’ndjenja dallon në zërin e Jakobit kur qorton rëndë Simeonin dhe Levin në vargun 30?
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Pse mendon se i takonte rregullisht Dina vajzat nga Kanaani? (Për shembull, ç’të përbashkëta mund të ketë pasur me to? Çfarë mund të ketë gjetur te populli i Kanaanit që nuk e gjente në shtëpi?)
․․․․․
Cilat tipare tërheqëse mund të ketë vërejtur Dina te Sikemi? (Lexo përsëri vargjet 3, 12 dhe 19.)
․․․․․
Si e tregon Bibla se Dina nuk donte të kishte marrëdhënie seksuale me Sikemin? (Lexo përsëri vargun 2.)
․․․․․
A mendon se ishte e drejtë që Simeoni dhe Levi të hakmerreshin duke vrarë meshkujt e qytetit të Sikemit? Pse po ose pse jo?
․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Nevojën që t’i zgjedhësh me mençuri shoqëritë.
․․․․․
Nevojën që të kesh vetëkontroll, edhe kur ke arsye të zemërohesh.
․․․․․
PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.
Cilët hapa mund të ndërmarrësh që të mos abuzojnë me ty seksualisht njerëz që nuk kanë fare respekt për normat morale të Perëndisë?
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org