BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/8 f. 14-15
  • Pse e donin Dorkën?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse e donin Dorkën?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Dorka
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Tabita
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Kam gjetur sigurinë e vërtetë falë besimit te Jehovai
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
  • Të krishterët kanë nevojë për njëri-tjetrin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/8 f. 14-15

Mësoji fëmijët

Pse e donin Dorkën?

TË GJITHË ne dëshirojmë që njerëzit të na duan. A e dëshiron edhe ti këtë? . . .a Në Bibël lexojmë për Dorkën. Ajo ishte një grua që e donin shumë veta.

Dorka jetonte në Jopë, qytet bregdetar në detin Mesdhe. Jerusalemi ishte rreth 55 kilometra larg Jopës dhe më në brendësi. Dorka ishte ndër dishepujt e hershëm të Jezuit.

Si mendon, pse e donin kaq shumë Dorkën? . . . Po ja, Bibla thotë se bënte mjaft të mira dhe jepte dhurata me vlerë. Duket se bënte rroba të bukura për vejushat, që janë gra të cilave u kanë vdekur burrat. Gjithashtu ajo u fliste shumë vetave për Perëndinë e vërtetë, Jehovain, siç kishte bërë Jezui.

A e di çfarë e keqe i ndodh Dorkës tani? . . . Sëmuret rëndë dhe vdes. Shoqet e saj janë të gjitha të trishtuara. Prandaj dërgojnë ca njerëz tek apostulli Pjetër, mbi 15 kilometra larg. Këta njerëz i kërkojnë të vijë shpejt. Kur Pjetri mbërrin, ngjitet lart në dhomën ku është Dorka. Të gjitha gratë po qajnë dhe i tregojnë rrobat që Dorka ka bërë për to.

Atëherë Pjetri u thotë të gjithëve të dalin nga dhoma. Pjetri dhe apostuj të tjerë kanë kryer mrekulli edhe më parë, por asnjëherë nuk kanë sjellë në jetë një të vdekur. Çfarë mendon se do të bëjë Pjetri tani? . . .

Pjetri ulet në gjunjë afër trupit të vdekur dhe i lutet Jehovait. Më pas i thotë Dorkës të ngrihet. Dhe Dorka ngrihet! Pjetri i zgjat dorën dhe e ndihmon të çohet. Pastaj thërret vejushat e të tjerët dhe ua tregon. A e merr me mend sa të lumtur janë të gjithë? . . .

Le të shikojmë çfarë mund të mësosh nga historia e ringjalljes së Dorkës. Një mësim është se, kur i ndihmon të tjerët, në këmbim, mjaft prej tyre do të të duan. Por më e rëndësishmja, do të të dojë Perëndia dhe nuk do të të harrojë. Ai asnjëherë nuk do t’i harrojë të mirat që bën për të tjerët. Dhe do të të shpërblejë me jetë të përhershme e të lumtur në botën e tij të re e të drejtë.

Lexo në Biblën tënde

  • Veprat 9:36-43

  • Zbulesa 21:3-5

a Nëse po lexon bashkë me fëmijën, tri pikat shërbejnë për të të kujtuar që të ndalosh pak e ta nxitësh fëmijën që të shprehet.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo