BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w11 1/10 f. 11
  • A duhen pagëzuar foshnjat?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A duhen pagëzuar foshnjat?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Material i ngjashëm
  • Çfarë është pagëzimi?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • Pyetje nga lexuesit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Pagëzimi
    Të arsyetojmë nga Shkrimet
  • Të pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
w11 1/10 f. 11

Lexuesit pyesin . . .

A duhen pagëzuar foshnjat?

▪ «Kisha frikë se mos vëllai i vogël, Xhoni, ishte dënuar në Limbo»,—thotë Viktoria. Pse i frikësohej kësaj gjëje? «Xhoni vdiq para se të pagëzohej dhe një prift katolik tha se, për këtë arsye, Xhoni do të mbetej përgjithmonë në Limbo»,—shpjegon ajo. Një koncept i tillë të fut frikën, por a është i bazuar në Shkrime? A mëson Bibla se fëmijët që vdesin të papagëzuar nuk kanë asnjë shpresë?

Bibla mëson se të krishterët duhet të pagëzohen. Jezui i udhëzoi dishepujt e tij: «Bëni dishepuj njerëz nga të gjitha kombet, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë, dhe mësojuni të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam urdhëruar.» (Mateu 28:19, 20) Vini re se ata që pagëzohen duhet të jenë dishepuj të Jezuit. Kjo do të thotë se kanë marrë njohuri për Jezuin dhe kanë zgjedhur të ecin në gjurmët e tij​—vendim që asnjë foshnjë s’mund ta marrë.

Prapëseprapë, shumë veta këmbëngulin se urdhërimi i Jezuit zbatohet për fëmijët e vegjël. «Të gjithë duhet të pagëzohen, përfshirë edhe foshnjat»,—thotë pastori luteran Rihart Buheri. Ai shton: «Të mos i pagëzosh do të thotë t’i privosh nga falja dhe t’i rrezikosh të dënohen.» Megjithatë, këto komente bien ndesh me mësimet e Jezuit të paktën në tri mënyra.

Së pari, Jezui nuk mësoi se foshnjat duhet të pagëzohen. Pse është domethënës ky fakt? Mendoni pak: për Jezuin ishte e rëndësishme t’ua mësonte dishepujve kërkesat e Perëndisë. Ndonjëherë i përsëriste mësimet kryesore. Pse? Që të sigurohej se dishepujt e kishin kapur kuptimin. (Mateu 24:42; 25:13; Marku 9:34-37; 10:35-45) Gjithsesi, as edhe një herë nuk mësoi se foshnjat duhen pagëzuar. Mos vallë harroi Jezui ta përmendte këtë kërkesë? E pamundur! Nëse foshnjat duhen pagëzuar, Jezui patjetër që do ta kishte thënë.

Së dyti, Jezui kurrë nuk mësoi se njeriu vuan pas vdekjes. Ai i besonte Shkrimet, të cilat thonë qartë: «Të gjallët janë të vetëdijshëm se do të vdesin, por të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5) Jezui e dinte se të vdekurit nuk lëngojnë në purgator, në limbo, në ferrin e zjarrtë ose në ndonjë vend tjetër. Përkundrazi mësoi se ata janë të pavetëdijshëm, si të jenë në gjumë.​—Gjoni 11:1-14.

Së treti, Jezui mësoi se «të gjithë ata që janë në varre» do të kthehen në jetë. (Gjoni 5:28, 29) Pa dyshim, këtu do të përfshihen miliona njerëz që s’janë pagëzuar kurrë. Pasi të ringjallen, atyre do t’u jepet mundësia të mësojnë kërkesat e Perëndisë dhe të jetojnë përgjithmonë në Parajsën në tokë.a​—Psalmi 37:29.

Pra, është e qartë që Bibla nuk mëson se foshnjat duhen pagëzuar.

[Shënimi]

a Për të mësuar më shumë rreth Parajsës tokësore dhe rreth shpresës së ringjalljes, shih kapitujt 3 dhe 7 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo