BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/4 f. 8
  • A kanë rëndësi përgjigjet?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A kanë rëndësi përgjigjet?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • «E vërteta do t’ju bëjë të lirë»
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—1998
  • A ka ende rëndësi e vërteta?
    Tema të tjera
  • Të krishterët adhurojnë me frymë dhe të vërtetë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Si mund të jetosh përgjithmonë?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/4 f. 8

A kanë rëndësi përgjigjet?

«Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.»​—GJONI 8:32.

BIBLA përmban të vërteta që mund të na lirojnë nga bindjet për Jezuin që janë pështjelluese e madje mashtruese. Por a ka vërtet rëndësi çfarë besojmë për të? Po, ka. Ka rëndësi për Jehovain. Ka rëndësi për Jezuin. Duhet të ketë rëndësi edhe për ne.

● Pse ka rëndësi për Jehovain? E thënë thjesht, sepse «Perëndia është dashuri». (1 Gjonit 4:8) Jehovai do që ne të jetojmë përgjithmonë të lumtur. Jezui tha: «Perëndia e deshi aq shumë botën [e njerëzimit], sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që tregon besim tek ai, . . . të ketë jetë të përhershme.» (Gjoni 3:16) Perëndia dërgoi Birin e tij që të ishte Shpenguesi ynë dhe të hapte udhën që të jetojmë përgjithmonë në Parajsë në tokë, në harmoni me qëllimin e Tij fillestar. (Zanafilla 1:28) Perëndia ka shumë dëshirë t’ua japë dhuratën e jetës së përhershme atyre që mësojnë të vërtetën për Birin e tij dhe veprojnë sipas asaj që mësojnë.​—Romakëve 6:23.

● Pse ka rëndësi për Jezuin? Edhe Jezui i do njerëzit. Ai tregoi dashuri vetëmohuese duke dhënë me gatishmëri jetën për ne. (Gjoni 15:13) E kuptoi se kështu po siguronte të vetmen udhë për shpëtim. (Gjoni 14:6) A duhet të habitemi që Jezui dëshiron të shohë sa më shumë veta të nxjerrin dobi nga flijimi i tij shpërblyes? Ja pse i caktoi dishepujt e tij të sinqertë t’u mësonin njerëzve në mbarë botën vullnetin dhe qëllimin e Perëndisë.​—Mateu 24:14; 28:19, 20.

● Pse duhet të na interesojë edhe neve? Mendo një çast për gjërat që pa dyshim kanë shumë rëndësi për ty: shëndeti dhe familja. A nuk dëshiron me zjarr shëndet të mirë dhe jetë më të mirë për veten e për njerëzit e tu të dashur? Me anë të Jezu Krishtit, Jehovai të ofron ty dhe njerëzve të tu të shtrenjtë shpresën e një shëndeti të përsosur dhe jetë të ­pafund në një botë të re, pa dhembje e vuajtje. (Psalmi 37:11, 29; Zbulesa 21:3, 4) A të tërheq kjo shpresë? Nëse po, duhet të bësh diçka.

Shih sërish shkrimin e cituar në titull: «Do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju lirojë.» E vërteta për Jezuin dhe për rolin që ka në përmbushjen e qëllimit të Perëndisë mund të na lirojë nga skllavëria më e keqe, ajo e mëkatit dhe e vdekjes. Por, që ta provosh këtë liri, duhet të ‘njohësh të vërtetën’. Pse të mos mësosh më tepër rreth kësaj së vërtete dhe si mund të nxjerrësh dobi prej saj ti e njerëzit e tu të dashur? Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmojnë me kënaqësi.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo