BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/8 f. 8-10
  • Mrekulli që do të ndodhin së shpejti

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Mrekulli që do të ndodhin së shpejti
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • Si do të marrin fund gjymtimet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2002
  • Mrekullitë e Jezuit: Çfarë mund të mësosh prej tyre?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • Çfarë premton ‘i vetmi Perëndi i vërtetë’?
    Zgjohuni!—2005
  • Çfarë mund të mësojmë nga mrekullitë e Jezuit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2023 (Për studim)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/8 f. 8-10

Mrekulli që do të ndodhin së shpejti

NËSE një kirurg do të kryente te ti një ndërhyrje të ndërlikuar, si do të ndiheshe po të zbuloje se nuk e ka bërë kurrë më parë një operacion të tillë? Pa dyshim që do të shqetësoheshe. Nga ana tjetër, po sikur të merrje vesh se ky mjek është kirurgu më i mirë në fushën e tij dhe se ka kryer me sukses qindra operacione si yti? A nuk do të kishe shumë më tepër besim se do të të ndihmonte edhe ty?

Bota e sëmurë ku jetojmë ka nevojë për një «kirurgji» rrënjësore. Me anë të Fjalës së tij, Biblës, Perëndia Jehova ka premtuar se do ta rikthejë tokën në Parajsë. (2 Pjetrit 3:13) Por, që të ndodhë kjo, së pari duhet hequr ligësia; duhet zhdukur fare. (Psalmi 37:9-11; Proverbat 2:21, 22) Të gjitha kushtet e mjerueshme që shohim përreth duhen shkulur me rrënjë, para se të rivendoset parajsa. Kjo do të kërkojë një mrekulli në kuptimin e plotë të fjalës.​—Zbulesa 21:4, 5.

Dëshmitarët e Jehovait besojnë se këto ndryshime kolosale do të ndodhin së shpejti. Pse e besojnë këtë? Sepse mrekullitë që Perëndia Jehova ka kryer tashmë, dëshmojnë se ka fuqinë t’i përmbushë premtimet. Krahaso vetëm gjashtë nga mrekullitë e dokumentuara në Bibël me premtimet e saj për të ardhmen.

Urojmë të vazhdosh të mësosh rreth premtimeve të Biblës për të ardhmen. Teksa të forcohet besimi, do të të rritet edhe shpresa​—shpresa që të jetosh në kohën kur ti vetë do të nxjerrësh dobi nga mrekullitë që do të kryejë Jehovai.

[Kutia dhe figurat në faqet 9, 10]

MREKULLIA:

JEZUI USHQEU MIJËRA VETA ME PAK BUKË E PESHQ.​—MATEU 14:13-21; MARKU 8:1-9; GJONI 6:1-14.

PREMTIMI:

«Toka do të japë prodhimin e saj. Perëndia, Perëndia ynë, do të na bekojë.»​—PSALMI 67:6.

DOMETHËNIA PËR NE:

ASKUSH S’DO TË VUAJË MË NGA URIA.

MREKULLIA:

JEZUI U RIKTHEU SHIKIMIN TË VERBËRVE.​—MATEU 9:27-31; MARKU 8:22-26.

PREMTIMI:

«Do të hapen sytë e të verbërve.»​—ISAIA 35:5.

DOMETHËNIA PËR NE:

TË GJITHË TË VERBRIT DO TË SHOHIN SËRISH.

MREKULLIA:

JEZUI SHËROI NJERËZIT ME KUFIZIME FIZIKE.​—MATEU 11:5, 6; GJONI 5:3-9.

PREMTIMI:

«I çali do t’i ngjitë të përpjetat si një dre.»​—ISAIA 35:6.

DOMETHËNIA PËR NE:

NUK DO TË KETË MË KUFIZIME FIZIKE.

MREKULLIA:

JEZUI SHËROI SËMUNDJE NGA MË TË NDRYSHMET.​—MARKU 1:32-34; LUKA 4:40.

PREMTIMI:

«Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»​—ISAIA 33:24.

DOMETHËNIA PËR NE:

TË GJITHA SËMUNDJET LIGËSHTUESE DO TË ZHDUKEN. DO TË KEMI SHËNDET TË PËRSOSUR.

MREKULLIA:

JEZUI KISHTE KONTROLL MBI DUKURITË E NATYRËS.​—MATEU 8:23-27; LUKA 8:22-25.

PREMTIMI:

«Ata do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të robtohen më kot.»​—ISAIA 65:21, 23.

«S’do t’i frikësohesh askujt, se do të jesh larg shtypjes dhe tmerrit, që nuk do të të afrohen.»​—ISAIA 54:14.

DOMETHËNIA PËR NE:

NUK DO TË KETË MË KATASTROFA NATYRORE.

MREKULLIA:

JEZUI NGRITI TË VDEKURIT.​—MATEU 9:18-26; LUKA 7:11-17.

PREMTIMI:

«Të gjithë ata që janë në varre . . . do të dalin.»​—GJONI 5:28, 29.

«Deti i dorëzoi të vdekurit që gjendeshin në të, vdekja dhe Hadesi i dorëzuan të vdekurit që gjendeshin në ta.»​—ZBULESA 20:13.

DOMETHËNIA PËR NE:

NJERËZIT TANË TË DASHUR QË KANË VDEKUR DO TË RINGJALLEN.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo