BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w12 1/8 f. 26
  • A e dini?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e dini?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Material i ngjashëm
  • A është vërtet e gabuar ta teprojmë në të pirë?
    Zgjohuni!—2004
  • A është e gabuar të pish pije alkoolike?
    Zgjohuni!—2006
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
w12 1/8 f. 26

A e dini?

Nga vinin gurët e çmuar që viheshin në copën para kraharorit të kryepriftit të Izraelit?

▪ Pasi izraelitët u larguan nga Egjipti dhe u futën në shkretëtirë, Perëndia i urdhëroi të bënin këtë copë që vendosej para kraharorit. (Dalja 28:15-21) Copa që vihej para kraharorit kishte gurë rubini, topazi, smeraldi, bruzi, safiri, diaspri, leshemi, agati, ametisti, krizoliti, oniksi dhe nefriti.a A i kishin izraelitët këta gurë të çmuar?

Në kohët biblike, njerëzit i vlerësonin tej mase gurët e çmuar dhe i përdornin për tregti. Për shembull, egjiptianët e lashtë i merrnin gurët e çmuar nga shumë larg, që nga Irani dhe Afganistani i sotëm, ka mundësi edhe nga India. Nga minierat egjiptiane nxirreshin disa lloje gurësh të çmuar. Monarkët egjiptianë kishin monopol mbi nxjerrjen e mineraleve në territoret që kontrollonin. Patriarku Job përshkroi si i përdornin bashkëkohësit e tij puset e minierave dhe galeritë nëntokësore për të kërkuar thesare. Ndër mineralet që nxirreshin nga toka, Jobi përmend safirin dhe topazin.​—Jobi 28:1-11, 19.

Tregimi i Daljes thotë se kur izraelitët u larguan nga vendi, «i zhveshën egjiptianët» nga gjërat me vlerë. (Dalja 12:35, 36) Pra, ka mundësi që izraelitët t’i kenë marrë në Egjipt gurët që viheshin në copën para kraharorit të kryepriftit.

Pse vera përdorej si ilaç në kohët biblike?

▪ Në një ilustrim që bëri, Jezui foli për një burrë që e kishin rrahur disa kusarë. Jezui tha se burrin e ndihmoi një samaritan, i cili ia lidhi plagët dhe «derdhi mbi to vaj dhe verë». (Luka 10:30-34) Në letrën që shkroi, Pavli e këshilloi Timoteun, mikun e tij: «Mos pi më ujë, por përdor pak verë për stomakun dhe për sëmundjet e tua të shpeshta.» (1 Timoteut 5:23) A ishte me vend nga ana mjekësore praktika që përshkroi Jezui dhe këshilla që dha Pavli?

Libri Vera e lashtë (anglisht) e përshkruan verën si «qetësues për dhimbjet, dezinfektues dhe ilaç i përgjithshëm, të gjitha në një». Në kohët e lashta, vera luante rol kyç në trajtimet mjekësore në Egjipt, Mesopotami dhe Siri. Libri Udhëzuesi i Oksfordit për verën (anglisht) e përshkruan atë si «ilaçi më i vjetër që ka dokumentuar njeriu». Për sa i përket këshillës që Pavli i dha Timoteut, libri Origjina dhe historia e lashtë e verës (anglisht) thotë: «Nga eksperimentet është provuar se mikroorganizmi që shkakton ethet e tifos, si edhe mikrobe të tjera të rrezikshme vdesin shumë shpejt kur përzihen me verë.» Studiuesit e sotëm konfirmojnë se disa nga më se 500 përbërësit e gjetur në verë, i kanë këto dhe dobi të tjera mjekësore.

[Shënimi]

a Është e vështirë të identifikohen të gjithë këta gurë sipas terminologjisë së sotme.

[Figura në faqen 26]

Fshatarë duke shtypur rrush; varri i Naktit, Tebë, Egjipt.

[Burimi]

Gianni Dagli Orti/​The Art Archive at Art Resource, NY

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo