BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/1 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
  • Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • A ka emër Perëndia?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
  • A e di dhe a e përdor emrin e Zotit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/1 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Cili është emri i Perëndisë?

Të gjithë pjesëtarët e familjes sonë kanë emra. Madje edhe kafshët shtëpiake kanë emra. A nuk është e arsyeshme që edhe Perëndia të ketë emër? Në Bibël Perëndia ka shumë tituj, si Perëndi i Plotfuqishëm, Zotëri Sovran dhe Krijues, por ka edhe një emër.—Lexo Isainë 42:8.

Në shumë përkthime të Biblës, emri i Perëndisë gjendet te Psalmi 83:18. Për shembull, në Shkrimet e Shenjta​—Përkthimi Bota e Re, ky varg thotë: «Vetëm ti, që e ke emrin Jehova, je Më i Larti në tërë dheun.»

Pse duhet ta përdorim emrin e Perëndisë?

Kur flasim me ata që i duam, si për shembull me miqtë e ngushtë, ne u drejtohemi me emër

Perëndia dëshiron që ta përdorim emrin e tij. Kur flasim me ata që i duam, si për shembull me miqtë e ngushtë, ne u drejtohemi me emër—veçanërisht kur na ftojnë të bëjmë kështu. A duhet të ndodhë ndryshe kur bëhet fjalë për të folur me Perëndinë? Për më tepër, Jezu Krishti na nxiti ta përdorim emrin e Perëndisë.—Lexo Mateun 6:9; Gjonin 17:26.

Sidoqoftë, që të jemi miq me Perëndinë, duhet të dimë më tepër se thjesht emrin e tij. Për shembull, çfarë personi është Perëndia? A është vërtet e mundur t’i afrohemi Perëndisë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni në Bibël.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo