BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w13 1/11 f. 3
  • Pse e kanë të vështirë ta duan Perëndinë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse e kanë të vështirë ta duan Perëndinë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Material i ngjashëm
  • E vërteta mund të të lirojë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Gënjeshtra se Perëndia është mister
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Gënjeshtra se Perëndia është mizor
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Duaje Perëndinë që të do
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
w13 1/11 f. 3

TEMA KRYESORE | GËNJESHTRA QË NA PENGOJNË TA DUAM PERËNDINË

Pse e kanë të vështirë ta duan Perëndinë?

«‘Duaje Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.’ Ky është urdhërimi i parë dhe më i madhi.»​—Jezu Krishti, 33 i e.s.a

Disa e kanë të vështirë ta duan Perëndinë. Për ta, Perëndia është i pakonceptueshëm, i largët e madje mizor. Ja si janë shprehur disa:

  • «I lutesha Perëndisë për ndihmë, por njëkohësisht, mendoja se ai ishte tepër larg, thuajse i paarritshëm. Për mua, Perëndia ishte një qenie abstrakte pa ndjenja.»​—Marko, Itali.

  • «Megjithëse doja me gjithë zemër t’i shërbeja Perëndisë, më dukej tejet i largët. Mendoja se ishte një Perëndi i ashpër që vetëm na ndëshkon. Nuk e besoja se kishte ndjenja të buta.»​—Roza, Guatemalë.

  • «Kur isha e vogël, mendoja se Perëndia i kërkonte me lupë gabimet tona, gati për të na ndëshkuar po ta meritonim. Kurse më vonë, e mendoja indiferent. Perëndia ishte si një kryeministër, i cili drejton punët e njerëzve që ka nën pushtet, por që nuk do t’ia dijë për ta.»​—Rajmonda, Kanada.

Si mendon, a është e vështirë ta duash Perëndinë? Shumë njerëz, edhe pse ndoshta fetarë, e kanë ngritur këtë pyetje prej shekujsh. Në fakt, gjatë mesjetës, shumica e njerëzve në vendet e krishtere as nuk i luteshin Perëndisë së Plotfuqishëm. Pse jo? Sepse njerëzit kishin frikë të sëmurë nga ai. Historiani Uill Durant u shpreh: «E si mund të guxonte një mëkatar të lutej para një froni aq të frikshëm e të largët?»

Por, pse vallë njerëzit e konsiderojnë Perëndinë «të frikshëm e të largët»? Çfarë thotë vërtet Bibla për Perëndinë? A do ta kesh më të lehtë ta duash Perëndinë po të mësosh të vërtetën për të?

a Mateu 22:37, 38.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo