BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/2 f. 5-7
  • Fajtori i vërtetë i luftërave dhe i vuajtjeve

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Fajtori i vërtetë i luftërave dhe i vuajtjeve
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SHENJA E DITËVE TË FUNDIT
  • VEPRAT E DJALLIT DO TË ZHBËHEN
  • Cilët janë katër kalorësit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Katër kalorës rendin me galop!
    Zbulesa—Plotësimi i saj madhështor është afër!
  • Një profeci nga Bibla që e shohim të përmbushet
    Bibla—Fjala e Perëndisë apo e njerëzve?
  • Si e dimë se po jetojmë në «ditët e fundit»
    A kujdeset me të vërtetë Perëndia për ne?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/2 f. 5-7

TEMA KRYESORE | LUFTA QË NDRYSHOI BOTËN

Fajtori i vërtetë i luftërave dhe i vuajtjeve

Më 11 nëntor 1918, Lufta e Parë Botërore mori fund. Dyqanet u mbyllën dhe njerëzit dolën në rrugë për të festuar. Por festimet nuk zgjatën shumë. Një kërcënim tjetër edhe më vdekjeprurës ia behu fill pas Luftës së Parë Botërore.

Një epidemi fatale që u quajt gripi spanjoll kishte përpirë fushëbetejat e Francës në qershor të vitit 1918. S’kaloi shumë dhe virusi tregoi sa fatal mund të ishte. Për shembull, brenda pak muajsh vrau më tepër ushtarë amerikanë në Francë se plumbat e armikut. Dhe gripi u përhap me shpejtësi në mbarë botën, pasi trupat ushtarake e mbartën me vete virusin kur u kthyen në atdhe në fund të luftës.

Vitet e pasluftës u karakterizuan edhe nga uria e skamja. Pjesa më e madhe e Evropës po vdiste urie kur armiqësitë morën fund më 1918. Në vitin 1923 monedha gjermane thuajse u zhvleftësua fare. Gjashtë vjet më vonë, e gjithë ekonomia botërore pësoi kolaps. Dhe në fund, më 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore, që në disa aspekte ishte vazhdimi i së parës. Çfarë fshihej pas këtij zinxhiri katastrofash të papara?

SHENJA E DITËVE TË FUNDIT

Profecitë biblike na ndihmojnë të kuptojmë çfarë fshihet pas disa ngjarjeve historike, dhe kjo vlen sidomos për Luftën e Parë Botërore. Jezu Krishti paratha se do të vinte një kohë kur ‘do të ngrihej komb kundër kombi’ dhe mungesat e ushqimit e murtajat do të mbërthenin mbarë botën. (Mateu 24:3, 7; Luka 21:10, 11) Ai u tha dishepujve se këto gjëma do të formonin një shenjë që sinjalizonte ditët e fundit. Më shumë hollësi për këtë jepen te libri i Zbulesës, që i lidh mjerimet e tokës me një luftë në qiell.—Shih kutinë «Luftë në tokë e luftë në qiell».

Po ky libër biblik përshkruan katër kalorës, që ndonjëherë quhen katër kalorësit e Apokalipsit. Tre prej tyre paraqitin të njëjtat katastrofa që kishte parathënë më parë Jezui: luftëra, zi buke dhe murtaja. (Shih kutinë «A po kalërojnë vërtet katër kalorësit?») Është e qartë se Lufta e parë Botërore ishte shkëndija e një kohe mjerimesh që nuk kanë reshtur ende. Dhe Bibla tregon se ai që, si të thuash, e shkrepi atë shkëndijë ishte Satanai. (1 Gjonit 5:19) A do t’i vihet ndonjëherë fre pushtetit të tij?

Libri i Zbulesës na siguron edhe se Satanait i ka mbetur veç ‘një periudhë kohe e shkurtër’. (Zbulesa 12:12) Ja pse është i xhindosur dhe shkakton mjerime të papara mbi tokë. Por, njëherazi, problemet që shohim tregojnë se Satanait po i troket fundi.

VEPRAT E DJALLIT DO TË ZHBËHEN

Lufta e Parë Botërore ishte vërtet pikë kthese në historinë e njerëzimit. Ajo solli një epokë luftërash globale, ndezi revolucione dhe mosbesim te udhëheqësit njerëzorë. Ishte edhe dëshmi e gjallë e dëbimit të Satanait nga qielli. (Zbulesa 12:9) Dhe ky sundimtar i padukshëm veproi si një diktator smirëzi që e di se i ka ditët të numëruara. Kur t’i sosen ditët, kohët e trazuara që shkaktoi Lufta e Parë Botërore më në fund do të mbarojnë.

Duke pasur parasysh profecitë biblike, ke arsye për të besuar se Jezu Krishti, Mbreti ynë qiellor, shumë shpejt ‘do t’i zhbëjë veprat e Djallit’. (1 Gjonit 3:8) Miliona veta po luten që të vijë Mbretëria e Perëndisë. Po ti? Falë kësaj Mbretërie, njerëzit besnikë më në fund do të shohin në tokë përmbushjen e vullnetit të Perëndisë dhe jo të Satanait. (Mateu 6:9, 10) Nën Mbretërinë e Perëndisë, nuk do të ketë më kurrë as luftëra botërore e as ndonjë lloj lufte tjetër. (Psalmi 46:9) Mëso për këtë Mbretëri, jeto e shiko me sytë e tu paqen që do të mbizotërojë në tokë.—Isaia 9:6, 7.

Luftë në tokë e luftë në qiell

Rreth 19 shekuj para se të shpërthente Lufta e Parë Botërore, Satanai i ofroi Jezuit «të gjitha mbretëritë e botës». (Mateu 4:8, 9) Jezui i bëri ballë tundimit dhe më pas e cilësoi Djallin si ‘sundimtarin e kësaj bote’. (Gjoni 14:30) Përveç kësaj, apostulli Gjon shkroi se «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut».—1 Gjonit 5:19.

Nëse Satana Djalli ka kaq shumë pushtet mbi këtë botë, a nuk do të ishte e logjikshme të arrinim në përfundimin se kishte gisht në Luftën e Parë Botërore dhe pasojat e saj? Prandaj, libri i Zbulesës e lidh Satanain me gjëmat që i kanë rënë tokës që nga viti 1914. Ja një përshkrim i shkurtër i ngjarjeve te kapitulli 12 i Zbulesës:

  • Vargu 7 Shpërthen lufta në qiell midis Mikaelit (Jezu Krishtit) dhe dragoit (Satanait).

  • Vargu 9 Hidhet poshtë në tokë Djalli, «i cili mashtron gjithë tokën e banuar».

  • Vargu 12 «Mjerë ti tokë e ti det, sepse Djalli zbriti ndër ju me zemërim të madh, ngaqë e di se ka një periudhë kohe të shkurtër!»

Kronologjia biblike dhe ngjarjet botërore tregojnë se kjo luftë qiellore ndodhi pasi u vendos Mbretëria e Perëndisë në qiell më 1914.a Pra, po në këtë vit historik shpërtheu lufta në tokë e në qiell.

a Shih kapitullin 8 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

A po kalërojnë vërtet katër kalorësit?

Kali i bardhë me kalorës mbretin qiellor

Kali i bardhë, kalorësi i të cilit është një mbret qiellor. (Zbulesa 6:2) Mbreti, vetë Jezu Krishti, është ai që kalëron në mbrojtje të drejtësisë. (Psalmi 45:4) Caktimi i tij i parë është të zhdukë nga qielli Satanain dhe demonët.—Zbulesa 12:9.

Kali me ngjyrë të kuqe zjarr dhe ushtarët në betejë

Kali me ngjyrë të kuqe zjarr, kalorësi i të cilit ka autoritet ‘të heqë paqen nga toka’. (Zbulesa 6:4) Që nga viti 1914, lufta e ka munduar vazhdimisht njerëzimin. Vetëm 21 vjet pasi mbaroi Lufta e Parë Botërore, shpërtheu Lufta e Dytë Botërore, që mori edhe më shumë jetë njerëzish. Sipas një statistike, Lufta e Dytë Botërore shkaktoi rreth 60 milionë viktima. Që nga 1945-a, luftërat kanë qenë në përmasa më të vogla, por po aq çnjerëzore. Sipas llogaritjeve të disa historianëve, gjatë shekullit të 20-të luftërat morën më tepër se 100 milionë jetë njerëzish.

Kali i zi dhe fëmijë të shumtë që po vdesin nga uria

Kali i zi, kalorësi i të cilit mban peshore në dorë, paraqet zinë e bukës. (Zbulesa 6:5, 6) Gjatë Luftës së Parë Botërore, nga një bllokadë e ushtrive aleate, në Gjermani vdiqën rreth 750.000 veta nga uria. Mbi dy milionë rusë vdiqën nga uria më 1921 dhe tragjedi të ngjashme ndodhën pak më vonë në vende të tjera. Numri total i atyre që vdiqën nga uria gjatë shekullit të 20-të ishte rreth 70 milionë. Çdo vit ende vdesin nga kequshqyerja mbi tre milionë fëmijë nën pesë vjeç.

Kali i zbehtë dhe pacientë të sëmurë

Kali i zbehtë, kalorësi i të cilit sjell vdekjen me plagë vdekjeprurëse. (Zbulesa 6:8) Epidemia e parë e madhe e shekullit të 20-të ishte gripi spanjoll. Shifrat ndryshojnë ndjeshëm, por sipas një llogaritjeje, ky grip vrau rreth 50 milionë njerëz. «Kjo pandemi ishte një nga katastrofat më të këqija që ka njohur historia»,—thotë një libër (Man and Microbes). As murtajat më të tmerrshme që ndodhën më përpara nuk vranë kaq shumë njerëz në kaq pak kohë. Lia, malaria dhe tuberkulozi ishin sëmundje të tjera infektive që shkaktuan qindra milionë të vdekur gjatë shekullit të 20-të.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo