BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/2 f. 16
  • A është vërtet Bibla Fjala e Perëndisë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A është vërtet Bibla Fjala e Perëndisë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • A vjen vërtet nga Perëndia lajmi i mirë?
    Një lajm i mirë nga Perëndia
  • Bibla—Një libër nga Perëndia
    Çfarë na mëson Bibla?
  • A është Bibla me të vërtetë nga Perëndia?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
  • A mund t’i besosh Biblës?
    A mund t’i besosh Biblës?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/2 f. 16
Rrotull e lashtë e Biblës

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

A është vërtet Bibla Fjala e Perëndisë?

Normalisht ti pret që Fjala e Perëndisë të jetë unike, dhe Bibla është tamam ashtu. Miliarda kopje të saj janë shtypur në qindra gjuhë. Mençuria e Biblës ka fuqinë t’i ndryshojë njerëzit për mirë.—Lexo 1 Selanikasve 2:13; 2 Timoteut 3:16.

E dimë se Bibla vjen nga Perëndia ngaqë e parathotë me saktësi të ardhmen. Askush nuk e bën dot këtë me forcat e tij. Për shembull, në një shpellë afër Detit të Vdekur u gjet një kopje e librit të Isaisë, e shkruar më se një shekull para lindjes së Jezuit. Aty thuhet se qyteti i Babilonisë do të mbetej i shkretë. Këto fjalë dolën të vërteta shumë vjet pas shërbimit të Jezuit në tokë.—Lexo Isainë 13:19, 20; 2 Pjetrit 1:20, 21.

Si u shkrua Bibla?

Bibla u shkrua gjatë një periudhe rreth 1.600-vjeçare nga rreth 40 shkrimtarë. Ata ndoqën të njëjtën temë pa rënë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Si ishte e mundur? Perëndia i drejtoi shkrimtarët.—Lexo 2 Samuelit 23:2.

Ai u foli shkrimtarëve të Biblës në disa raste nëpërmjet engjëjve, vegimeve ose ëndrrave. Në përgjithësi, Perëndia u fuste në mendje shkrimtarëve idetë e tij dhe i lejonte t’i zgjidhnin vetë fjalët që do të përdornin për të shkruar mesazhin e tij.—Lexo Zbulesën 1:1; 21:3-5.

Për më shumë informacion, shih librin Çfarë mëson vërtet Bibla?, kapitullin 2, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Mund ta shkarkosh në www.pr2711.com/sq

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo