BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/8 f. 4
  • Zoti i mban sytë mbi ty

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Zoti i mban sytë mbi ty
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Agara
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Dëgjo, kupto dhe trego dhembshuri
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2020 (Për studim)
  • Beredi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • «Një dramë simbolike» me vlerë për ne
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2006
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/8 f. 4

TEMA KRYESORE | A INTERESOHET ZOTI PËR TY?

Zoti i mban sytë mbi ty

«[Zoti] i mban sytë tek udhët e njeriut, dhe sheh tërë hapat e tij.»—JOBI 34:21.

Një baba duke luajtur me djalin e vogël

Sa më i vogël të jetë fëmija, aq më shumë ka nevojë për vëmendjen e prindit

PSE DYSHOJNË DISA? Sipas një studimi të kohëve të fundit, vetëm galaktika jonë mund të ketë të paktën 100 miliardë planetë. Duke menduar për universin e pafund, shumë veta pyesin: «Pse Krijuesi i plotfuqishëm duhet t’i vërejë veprimet që bëjnë njerëzit e papërfillshëm në këtë planet të vockël?»

ÇFARË MËSON FJALA E PERËNDISË? Perëndia nuk është se thjesht na dha Biblën dhe më pas nuk u interesua më për ne. Përkundrazi, Jehovai na siguron: «Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.»—Psalmi 32:8.

Shqyrto rastin e Agarës, një egjiptiane e shekullit të 20-të p.e.s. Agara nuk tregoi respekt për gruan ku punonte, Sarajën, prandaj ajo e poshtëroi Agarën, e cila iku në shkretëtirë. Tani që Agara kishte bërë një gabim, a nuk u interesua më për të Perëndia? Bibla thotë: «Engjëlli i Jehovait e gjeti.» Ai i dha zemër Agarës, me fjalët: «Jehovai e dëgjoi mundimin tënd.» Më pas, Agara i tha Jehovait: «Ti je një Perëndi që sheh.»—Zanafilla 16:4-13.

‘Perëndia që sheh’ i mban sytë edhe mbi ty. Ta ilustrojmë: një nënë e dashur tregohet syçelë veçanërisht ndaj fëmijëve të saj të vegjël, sepse, sa më i vogël të jetë fëmija, aq më shumë ka nevojë për vëmendjen e prindit. Po ashtu, Perëndia i mban sytë mbi ne veçanërisht kur vuajmë dhe kur jemi të dobët. Jehovai thotë: «Unë banoj në lartësi dhe në vend të shenjtë bashkë me të dërrmuarin dhe të përvuajturin në frymë, që të rigjallëroj frymën e të përvuajturve dhe zemrën e të dërrmuarve.»—Isaia 57:15.

Sidoqoftë, mbase pyet: «Si i mban sytë mbi mua Perëndia? A më gjykon ai nga pamja, apo sheh përtej asaj që duket dhe e kupton vërtet se kush jam?»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo