BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/11 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Material i ngjashëm
  • Të vdekurit do të ringjallen
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Shpresë reale për njerëzit e afërt që na kanë vdekur
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Mund t’i përqafosh sërish njerëzit e dashur që kanë humbur jetën!
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Kush do të ringjallet dhe ku?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/11 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

A kreu vërtet ringjallje Jezui?

Jezui ringjall Lazarin, e thërret nga varri

Jezui ringjalli Lazarin që kishte vdekur prej katër ditësh

Bibla e thotë qartë se Jezui ktheu në jetë disa të vdekur. Këto tregime nuk janë përralla, kanë ndodhur në vende reale dhe në një kohë të caktuar. Për shembull, gjatë verës së vitit 31 të e.s., një turmë e madhe ndoqi Jezuin nga Kapernaumi në Nain. Me të mbërritur, takuan një tjetër turmë të madhe. Mund ta besosh tregimin për ringjalljen që ndodhi pastaj, sepse është dokumentuar në Fjalën e Perëndisë, në Bibël, dhe sepse ndodhi para syve të goxha dëshmitarëve.​—Lexo Lukën 7:11-15.

Jezui ringjalli edhe mikun e tij Lazarin, i cili kishte vdekur prej katër ditësh. Tregimi për ndodhinë e asaj dite është i besueshëm, sepse edhe në këtë rast ishin të pranishëm shumë dëshmitarë.​—Lexo Gjonin 11:39-45.

Pse Jezui ringjalli njerëz?

Jezui ringjalli njerëz i shtyrë nga dhembshuria dhe për të treguar se Ati i tij, Krijuesi i jetës, i kishte dhënë pushtet mbi vdekjen.​—Lexo Gjonin 5:21, 28, 29.

Ringjalljet që kreu Jezui na sigurojnë se premtimet e tij për të ardhmen do të plotësohen. Ai do të ringjallë një shumicë njerëzish, ndër të cilët edhe njerëz të padrejtë që s’e kanë njohur fare Perëndinë e vërtetë. Edhe atyre do t’u jepet mundësia ta njohin e ta duan Perëndinë Jehova.​—Lexo Veprat 24:15.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 7 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla? botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe online në www.pr2711.com/​sq

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo