BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w14 1/12 f. 3
  • A e sheh Zotin si mikun tënd?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • A e sheh Zotin si mikun tënd?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • MUND TA KESH MIK ZOTIN
  • S’ka mënyrë më të mirë për të jetuar
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • A është vërtet e mundur ‘t’i afrohemi Perëndisë’?
    T’i afrohemi Jehovait
  • A i mban hapur linjat e komunikimit me Zotin?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Perëndia është miku më i mirë që mund të kesh
    Ti mund të jesh miku i Perëndisë!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
w14 1/12 f. 3
Një burrë po mendon për Zotin

TEMA KRYESORE | MUND TË JESH MIK I ZOTIT

A e sheh Zotin si mikun tënd?

«Një lidhje e ngushtë me Zotin të bën të ndihesh i sigurt, i plotësuar dhe i qetë. E kupton se ai gjithmonë dëshiron më të mirën për ty.»​—KRISTOFERI, NJË I RI NË GANË.

«Perëndia është pranë teje kur ndihesh përtokë dhe të fal më shumë dashuri e vëmendje nga sa mund të kërkosh.»—HANA 13-VJEÇARE, ALASKË, SHBA.

«Dijenia se ke një miqësi të ngushtë me Zotin është gjëja më e bukur që të jep paqe pafund.»​—XHINA, GRUA XHAMAJKANE NË TË 40-AT.

Kristoferi, Hana dhe Xhina nuk janë të vetmit që ndihen kështu. Plot njerëz anekënd botës janë të bindur se Zoti i sheh si miq. Po ti, a mendon se gëzon miqësi me Zotin? Apo do të të pëlqente të lidheshe ngushtë a më ngushtë me të? Ndoshta pyet veten: «A është vërtet e mundur që një njeri i thjeshtë të gëzojë miqësi të ngushtë me Perëndinë e Plotfuqishëm? Nëse po, si mund të arrihet?»

MUND TA KESH MIK ZOTIN

Bibla thotë se mund të krijojmë lidhje të ngushtë e personale me Perëndinë. Ajo tregon se Zoti e quajti patriarkun Abraham ‘miku im’. (Isaia 41:8) Vër re edhe ftesën e ngrohtë te Jakovi 4:8: «Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.» Prandaj, kuptohet se është e mundur të krijojmë një lidhje, një miqësi të ngushtë me Zotin. Por, meqë është i padukshëm, si mund ‘t’i afrohemi’ dhe të gëzojmë një marrëdhënie të mirë me të?

Për ta kuptuar, mendo pak si zhvillohet një miqësi mes njerëzve. Zakonisht në fillim dy njerëz i prezantohen me emër njëri-tjetrit. Pastaj, ndërsa komunikojnë rregullisht, shkëmbejnë mendime e ndjenja, lidhen edhe më ngushtë. Dhe, kur përpiqen të bëjnë për njëri-tjetrin, miqësia e tyre forcohet. Diçka e ngjashme mund të thuhet edhe për miqësinë me Perëndinë. Le të shohim si ndodh kjo.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo