BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/3 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Si duhet ta kujtojmë vdekjen e Jezuit?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Darka e Zotërisë: Si kremtohet?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2004
  • ‘Bëjeni këtë në kujtimin tim’
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/3 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Pse duhet ta kujtojmë vdekjen e Jezuit?

Njerëz të lumtur gëzojnë jetën në parajsën në tokë

Ç’të ardhme do të kemi falë vdekjes së Jezuit?​—Isaia 25:8; 33:24

Vdekja e Jezuit është ngjarja më e rëndësishme në histori, sepse vdiq që njerëzit të kishin sërish jetë të përsosur. Njeriu nuk u krijua mëkatar, pra me prirjen që të bëjë të këqija, të sëmuret a të vdesë. (Zanafilla 1:31) Por, mëkati hyri në botë me anë të njeriut të parë, Adamit. Jezui dha jetën që të na shpëtojë nga mëkati e vdekja.​—Lexo Mateun 20:28; Romakëve 6:23.

Zoti tregoi dashuri të jashtëzakonshme kur dërgoi të Birin në tokë që të vdiste për ne. (1 Gjonit 4:9, 10) Jezui u tha dishepujve ta kujtonin vdekjen e tij me anë të një kremtimi të thjeshtë me bukë e verë. Kur përkujtojmë këtë ngjarje çdo vit, shprehim mirënjohjen tonë për dashurinë që treguan Perëndia e Jezui.​—Lexo Lukën 22:19, 20.

Cilët duhet të marrin nga buka e nga vera?

Kur Jezui u tha për herë të parë dishepujve të kujtonin vdekjen e tij, përmendi një besëlidhje, ose marrëveshje. (Mateu 26:26-28) Ajo u hapi udhën atyre dhe një numri të kufizuar njerëzish të tjerë që të bëheshin mbretër e priftërinj me të në qiell. Ndonëse miliona veta e përkujtojnë vdekjen e Jezuit, vetëm ata që janë pjesë e besëlidhjes marrin nga buka e nga vera.​—Lexo Zbulesën 5:10.

Ata që do të bëhen mbretër, Jehovai ka filluar t’i zgjedhë thuajse 2.000 vjet më parë. (Luka 12:32) Numri i tyre është i vogël në krahasim me ata që do të jetojnë përgjithmonë në tokë.​—Lexo Zbulesën 7:4, 9, 17.

Për më shumë informacion shih kapitullin 5 këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.pr2711.com/​sq

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo