BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/3 f. 13-15
  • Dhurata të denja për një mbret

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Dhurata të denja për një mbret
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • KALOJNË SHKRETËTIRËN E ARABISË
  • «SEKRETI TREGTAR MË JETËGJATË I TËRË KOHËVE»
  • Kozmetika në kohët biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2012
  • Balsami i Galaadit—Balsami që shëron
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2010
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/3 f. 13-15
Erëza të ndryshme aromatike

Dhurata të denja për një mbret

«Disa astrologë nga vende lindore . . . hapën thesaret e tyre dhe i paraqitën dhurata: ar, temjan të bardhë dhe mirrë.»​—Mateu 2:1, 11.

Ç’DO t’i dhuroje një njeriu shumë të rëndësishëm? Në kohët biblike disa erëza ishin po aq të vlefshme sa ari, aq të çmuara sa konsideroheshin të denja si dhuratë për një mbret.a Ja pse dy nga dhuratat që i ofruan astrologët ‘mbretit të judenjve’ ishin erëza aromatike.​—Mateu 2:1, 2, 11.

Vaj balsami

Vaj balsami

Gjithashtu, Bibla tregon se, kur mbretëresha e Shebës vizitoi Solomonin, «i dha mbretit njëqind e njëzet talenta ari, një sasi shumë të madhe vaj balsami dhe gurë të çmuar. Nuk ka pasur kurrë aq vaj balsami sa i dha mbretëresha e Shebës mbretit Solomon».b (2 Kronikave 9:9) Edhe mbretër të tjerë i dërguan Solomonit vaj balsami si gjest miqësie.​—2 Kronikave 9:23, 24.

Pse këto erëza e produktet e tyre ishin kaq të çmueshme e të shtrenjta në kohët biblike? Sepse përdoreshin në fusha të rëndësishme, si trajtime kozmetike, shërbime fetare e për varrosjen e të vdekurve. (Shih kutinë «Përdorimi i erëzave aromatike në kohët biblike».) Ishin të shtrenjta qoftë për shkak të kërkesës së lartë, qoftë për shkak të transportit e të kostos së tregut.

KALOJNË SHKRETËTIRËN E ARABISË

Kasi

Kasi

Në kohët biblike disa bimë aromatike rriteshin në luginën e Jordanit, kurse të tjera duheshin importuar. Në Bibël përmenden lloj-lloj erëzash. Ndër më të njohurat janë shafrani, aloe, balsami, kanella, temjani i bardhë dhe mirra. Përveç këtyre, gjeje edhe erëzat e zakonshme të gatimit, si qimnonin, mendrën e koprën.

Nga vinin erëzat ekzotike? Aloe, kasia dhe kanella gjendeshin në vendet që sot janë India, Kina e Sri-Lanka. Ndërsa mirra dhe temjani i bardhë vinin nga pemët dhe shkurret që rriteshin në zonat e shkreta, nga jugu i Arabisë deri në Somali të Afrikës. Nardi ishte një produkt i rrallë që vinte nga Himalajat e Indisë.

Shafran

Shafran

Për të arritur në Izrael, shumë erëza duheshin transportuar përmes Arabisë. Libri The Book of Spices shpjegon se pjesërisht për shkak të kësaj, gjatë mijëvjeçarëve të dytë e të parë p.e.s., Arabia «u bë vendi me monopolin më të madh mbi mallrat që këmbeheshin mes Lindjes e Perëndimit». Qytete, fortesa e stacione të karvanëve të lashtë që janë gjetur në Negev të Izraelit Jugor, tregojnë për rrugët e tregtarëve të erëzave. Gjithashtu, Qendra e Trashëgimisë Botërore e UNESCO-s raporton se këto vende «pasqyrojnë sa shumë fitime nxirrte tregtia . . . nga jugu i Arabisë deri në Mesdhe».

«Erëzat nuk zinin edhe aq vend, kushtonin e pëlqeheshin shumë, prandaj ishin tejet të preferuara si mall tregtie.»​—The Book of Spices

Karvanë plot me erëza aromatike udhëtonin rregullisht rreth 1.800 kilometra përmes Arabisë. (Jobi 6:19) Bibla flet për një karvan tregtarësh ismaelitë të ngarkuar me erëza, si «labdan, balsam dhe lëvore rrëshinore» që shkonte nga Galaadi në Egjipt. (Zanafilla 37:25) Bijtë e Jakobit ua shitën si skllav këtyre tregtarëve të vëllanë, Jozefin.

«SEKRETI TREGTAR MË JETËGJATË I TËRË KOHËVE»

Kopër

Kopër

Tregtarët arabë e kontrolluan thuajse gjithë tregtinë e erëzave për shekuj me radhë. Ata u bënë furnizuesit kryesorë të erëzave nga Azia, si kasia dhe kanella. Që t’ia pritnin krahët Mesdheut të mos krijonte lidhje të drejtpërdrejta me burimet në Lindje, arabët përhapën histori të trilluara që tregonin se ishte e rrezikshme t’i merrje erëzat. Libri The Book of Spices vëren se burimi i vërtetë i erëzave ‘ndoshta ishte sekreti tregtar më jetëgjatë i tërë kohëve’.

Qimnon

Qimnon

Cilat histori përhapën arabët? Herodoti, historian grek i shekullit të pestë p.e.s., përshkroi përralla me zogj të frikshëm që ndërtonin fole me lëvore kanelle në shkëmbinj të paarritshëm. Ai shkroi se për të marrë këtë erëz të çmuar, njerëzit vinin copa të mëdha mishi rrëzë shkëmbit. Zogjtë e babëzitur çonin kaq shumë mish në fole, sa këto shembeshin përtokë. Pastaj, burrat mblidhnin nxitimthi lëvoren e kanellës dhe ua shitnin tregtarëve. Këto histori u përhapën jashtëzakonisht. Kështu, për shkak të «rreziqeve të supozuara të mbledhjes së saj, [kanella] shitej shumë shtrenjtë», thotë The Book of Spices.

Mendër

Mendër

Me kalimin e kohës sekreti i arabëve u zbulua e, si pasojë, humbën monopolin mbi erëzat. Nga shekulli i parë p.e.s. Aleksandria e Egjiptit u bë port i madh dhe qendër tregtare erëzash. Kur marinarët mësuan t’i shfrytëzonin musonet e Oqeanit Indian, në Indi filluan të vinin anije romake nga portet egjiptiane. Si rrjedhojë, erëzat tejet të shtrenjta gjendeshin kollaj në treg dhe çmimet ranë.

Sot vlera e erëzave as që i afrohet vlerës së arit. Dhe, zor se do t’i konsideronim si dhurata për një mbret. Prapëseprapë, miliona veta rreth botës vazhdojnë t’i përdorin në parfume e mjekime dhe, pa dyshim, për shije dhe lezet në ushqim. Vërtet, aromat e këndshme i bëjnë erëzat po aq të pëlqyera sot, sa edhe mijëra vjet më parë.

Tufë me shkopa kanelle

Kanellë

a Në Bibël, fjalët origjinale të përkthyera «erëz» ose «erëza» u referohen produkteve të bimëve aromatike, jo erëzave për gatim.

b ‘Vaji i balsamit’ është shprehje për vajrat ose rrëshirat aromatike që merreshin nga pemët a shkurret.

Përdorimi i erëzave aromatike në kohët biblike

Vaji i mirosjes dhe temjani i shenjtë. Jehovai i dha Moisiut formulat e vajit të mirosjes, ose pomadës, dhe të temjanit të shenjtë. Të dyja përbëheshin nga katër erëza. (Dalja 30:22-25, 34-38) Disa priftërinj specializoheshin që të bënin vaj për mirosje dhe të mbikëqyrnin furnizimin e tyre.​—Numrat 4:16; 1 Kronikave 9:30.

Parfumet e pomadat. Atyre që ua mbante xhepi, i përdornin pudrat aromatike për shtëpitë, rrobat, shtretërit dhe për trupin. (Estera 2:12; Proverbat 7:17; Kënga e Solomonit 3:6, 7; 4:13, 14) Motra e Lazarit, Maria, derdhi në këmbët e në kokën e Jezuit «vaj aromatik, nard të pastër» shumë të shtrenjtë. Ena e vogël me «nard të pastër» kushtonte sa një pagë vjetore.​—Marku 14:3-5; Gjoni 12:3-5.

Përgatitja e trupave për varrim. Nikodemi solli «një rrotullame mirre e aloe» për përgatitjen e trupit të Jezuit për varrim. (Gjoni 19:39, 40) Kurse disa nga dishepujt e Jezuit përgatitën ‘erëza dhe vajra aromatikë’ e i çuan te varri.​—Luka 23:56–24:1.

Në gatim. Izraelitëve u pëlqente t’i përdornin erëzat edhe për të pasuruar shijen e gatimeve të mishit e të peshkut. Erëza të tjera përdoreshin për të forcuar verën.​—Kënga e Solomonit 8:2.

Dy erëza për Jezuin

Temjani i bardhë, ose pomada, dhe mirra merreshin nga rrëshira në lëvoren e pemëve të vogla ose të shkurreve gjembaçe.

Pema e temjanit të bardhë rritej përgjatë bregut jugor të Arabisë, kurse shkurrja e mirrës lulëzonte në vendet gjysmë të shkreta, që sot janë Somalia dhe Jemeni. Këto dy erëza vlerësoheshin tej mase për aromën. Vetë Jehovai i zgjodhi për adhurimin e tij, mirrën si përbërës të vajit të mirosjes dhe temjanin e bardhë për temjanin e shenjtë. (Dalja 30:23-25, 34-37) Por ndryshonte mënyra si përdoreshin.

Temjani i bardhë, i cili zakonisht përdorej për temjanin e shenjtë, duhej të digjej që të lëshonte aromën. Kurse rrëshira që nxirrej nga mirra, përdorej siç ishte. Mirra përmendet tri herë në tregimet për Jezuin: si dhuratë kur ishte foshnjë (Mateu 2:11), si qetësues dhembjesh në verën që i ofruan kur ishte në shtyllën e torturës (Marku 15:23) dhe si një nga erëzat me të cilat përgatitën trupin e tij për varrim (Gjoni 19:39).

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo