BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/6 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2014
  • Mësojini fëmijët të duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2007
  • Prindër, ndihmojini fëmijët ta duan Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Si të kesh një familje të lumtur?—Pjesa 2
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/6 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

Kush është prind i mirë?

Babë e bir duke parë një pilivesë

Si t’i mësosh fëmijës ta dojë Zotin?

Në një shtëpi ku prindërit e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin krijohet një ambient i shkëlqyer për të rritur fëmijë. (Kolosianëve 3:14, 19) Prindërit e mirë i duan dhe i lavdërojnë fëmijët, pikërisht siç lavdëroi të Birin Perëndia Jehova.​—Lexo Mateun 3:17.

Ati ynë qiellor i dëgjon shërbëtorët e vet dhe u kushton vëmendje ndjenjave të tyre. E mira është që prindërit të mësojnë nga shembulli i tij dhe t’i dëgjojnë fëmijët. (Jakovi 1:19) Duhet t’u vënë veshin ndjenjave të fëmijëve, madje edhe kur nuk janë dakord me mendimet e tyre.​—Lexo Numrat 11:11, 15.

Si të rritësh fëmijë të përgjegjshëm?

Si prind të takon të vësh rregulla. (Efesianëve 6:1) Mëso nga shembulli i Perëndisë. Ai e tregon dashurinë për fëmijët e tij duke ua bërë të qarta rregullat, si edhe pasojat nëse nuk i respektojnë ato rregulla. (Zanafilla 3:3) Nuk i detyron të binden, por u mëson si të nxjerrin dobi kur bëjnë atë që është e drejtë.​—Lexo Isainë 48:18, 19.

Vër synim t’i ndihmosh fëmijët ta duan Zotin. Kështu do të veprojnë me mençuri edhe kur nuk janë me ty. Ashtu si Perëndia na mëson me anë të shembullit, mësoji edhe ti fëmijët me anë të shembullit tënd që ta duan Perëndinë.​—Lexo Ligjin e përtërirë 6:5-7; Efesianëve 4:32; 5:1.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 14 të këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.pr2711.com/​sq

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo