PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE
Pse Bibla përmban profeci?
Pse janë parathënë në Bibël ngjarjet e sotme?—Luka 21:10, 11.
Në të gjithë Biblën ka shumë profeci të hollësishme. S’ka njeri që ta parathotë të ardhmen me detaje. Ndaj, përmbushja e profecive biblike na jep prova bindëse se Bibla është Fjala e Perëndisë.—Lexo Josiun 23:14; 2 Pjetrit 1:20, 21.
Profecitë biblike që tashmë janë përmbushur, na japin një bazë të fortë për të besuar te Perëndia. (Hebrenjve 11:1) Na japin edhe sigurinë se premtimet e Zotit për një të ardhme më të mirë do të realizohen. Pra, profecitë biblike na japin shpresë të sigurt.—Lexo Psalmin 37:29; Romakëve 15:4.
Si na ndihmojnë profecitë e Biblës?
Disa profeci i paralajmërojnë shërbëtorët e Perëndisë që të veprojnë. Për shembull, kur të krishterët e shekullit të parë panë të përmbusheshin disa profeci, ikën nga Jerusalemi. Më vonë, kur qyteti u shkatërrua ngaqë shumica e popullit e kishin hedhur poshtë Jezuin, të krishterët ishin larg, jashtë rrezikut.—Lexo Lukën 21:20-22.
Sot profecitë e përmbushura tregojnë se së shpejti Mbretëria e Perëndisë do t’i heqë mbretëritë e qeveritë njerëzore. (Danieli 2:44; Luka 21:31) Prandaj është urgjente që çdo njeri të veprojë tani që të fitojë miratimin e Jezu Krishtit, Mbretit të emëruar nga Perëndia.—Lexo Lukën 21:34-36.