BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/10 f. 3
  • Pse luten njerëzit?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Pse luten njerëzit?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • T’i afrohemi Perëndisë në lutje
    Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
  • Privilegji i lutjes
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Afroju Perëndisë me anë të lutjes
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
  • Si të lutesh që Zoti të të dëgjojë?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për publikun)
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/10 f. 3

TEMA KRYESORE | A SJELL NDONJË TË MIRË LUTJA?

Pse luten njerëzit?

«Isha i fiksuar pas bixhozit. Lutesha që të fitoja shumë para, por kjo nuk ndodhi kurrë.»​—Samueli,a Kenia.

«Në shkollë mjaftonte t’i thoshim përmendsh lutjet që na kishin mësuar.»​—Tereza, Filipine.

«Lutem kur kam probleme. Lutem që të më falen mëkatet dhe të jem një e krishterë më e mirë.»​—Magdalena, Ganë.

1. Një burrë lutet para një rulete bixhozi në kazino; 2. Një vajzë lutet në shkollë; 3. Një grua lutet

Ajo që thonë Samueli, Tereza dhe Magdalena tregon se njerëzit luten për shumë arsye, disa prej të cilave janë më fisnike se të tjerat. Ka nga ata që luten nga zemra dhe të tjerë që nuk i përfshijnë thuajse fare ndjenjat. Pavarësisht nëse luten për të kaluar në provime, për fitoren e skuadrës së preferuar, për drejtimin e Zotit në familje ose për një sërë arsyesh të tjera, e vërteta është se qindra milionë njerëz ndiejnë nevojën për t’u lutur. Në fakt sondazhet tregojnë se edhe disa që nuk janë fetarë luten rregullisht.

Po ti, a lutesh? Nëse po, për çfarë? Qoftë në e ke zakon të lutesh, qoftë jo, mund të pyesësh veten: «A sjell ndonjë të mirë lutja? A e dëgjon kush?» Një shkrimtar shprehu pikëpamjen se lutja është thjesht një formë terapie psikologjike. Diçka të ngjashme mendojnë edhe disa autoritete në fushën e mjekësisë, që e quajnë lutjen një lloj «mjekimi alternativ». A është lutja vetëm një rutinë ose e shumta një formë terapie për qetësi shpirtërore?

Krejt ndryshe, Bibla tregon se lutja është shumë më tepër se një formë terapie. Ajo tregon se dikush i dëgjon vërtet lutjet që bëhen në mënyrën e duhur dhe për gjërat e duhura. A është vërtet kështu? Le të shohim dëshmitë.

a Disa emra janë ndryshuar.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo