BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/10 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Robër të varfërisë
    Zgjohuni!—1998
  • Përpjekje për t’i dhënë fund varfërisë
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
  • Fundi i varfërisë afrohet
    Zgjohuni!—1998
  • Lajm i mirë për të varfrit
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2011
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/10 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

A është e mundur një botë pa varfëri?

Një grua me një tas bosh në dorë që përqafon një vajzë të vogël

SI do t’i japë fund varfërisë Zoti?​—Mateu 6:9, 10.

Çdo vit vdesin miliona veta nga kequshqyerja dhe sëmundjet që vijnë nga varfëria e skajshme. Ndonëse disa vende janë të pasura, pjesa dërrmuese e njerëzimit jeton në varfëri ekstreme. Bibla tregon se varfëria ka qenë problem i vazhdueshëm.​—Lexo Gjonin 12:8.

Që varfëria të marrë fund, duhet një qeveri botërore. Kjo qeveri duhet të arrijë t’i shpërndajë në mënyrë të drejtë të mirat e tokës, si edhe t’u japë fund luftërave, që janë ndër shkaqet kryesore të varfërisë. Perëndia ka premtuar një qeveri të tillë botërore.​—Lexo Danielin 2:44.

Kush mund t’i japë fund varfërisë?

Zoti ka caktuar Birin e tij, Jezuin, që të qeverisë njerëzimin. (Psalmi 2:4-8) Jezui do t’i çlirojë të varfrit dhe do t’i japë fund shtypjes e dhunës.​—Lexo Psalmin 72:8, 12-14.

Është parathënë se Jezui do të ishte «Princ i Paqes» dhe si i tillë do të sjellë paqe e siguri. Në atë kohë, të gjithë banorët e tokës do të kenë shtëpinë e tyre, punë të kënaqshme dhe ushqim me bollëk.​—Lexo Isainë 9:6, 7; 65:21-23.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 8 të këtij libri, Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait

Disponohet edhe në www.pr2711.com

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo