BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w15 1/11 f. 16
  • Përgjigje për pyetje biblike

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Përgjigje për pyetje biblike
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
  • Material i ngjashëm
  • Cilët do të shkojnë në qiell dhe pse?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Përgjigje për pyetje biblike
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2013
  • Të vdekurit do të ringjallen
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë është ringjallja?
    Përgjigje për pyetje rreth Biblës
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2015
w15 1/11 f. 16

PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE

A do të kthehen në jetë të vdekurit?

Mirëpresin të ringjallurit në parajsë

Sigurisht, krijuesi i jetës mund të na e kthejë sërish jetën

Jehovai është Burimi i jetës. (Psalmi 36:9) A nuk është e logjikshme që po ky Perëndi mund t’i kthejë në jetë ata që kanë vdekur? Bibla na siguron se pikërisht këtë do të bëjë në të ardhmen. (Lexo Veprat 24:15) Pse do ta bëjë këtë?

Në fillim Krijuesi ynë kishte si qëllim që njerëzit të jetonin përgjithmonë në tokë. (Zanafilla 1:31; 2:15-17) Ky është akoma qëllimi i tij. I pikon në zemër kur sheh çfarë heqim sot: një jetë plot halle dhe shumë e shkurtër.​—Lexo Jobin 14:1, 14, 15.

Ku do të jetojnë të ringjallurit?

A i krijoi Zoti njerëzit që të jetojnë në qiell? Jo. Ai i krijoi engjëjt të jetonin në qiell, kurse njerëzit në tokë. (Zanafilla 1:28; Jobi 38:4, 7) Duke pasur parasysh këtë, mendo për njerëzit që ringjalli Jezui. Pas ringjalljes, ata jetuan pikërisht këtu në tokë. Po kështu, pjesa më e madhe e atyre që do të ringjallen në të ardhmen, do të jetojnë në tokë.​—Lexo Gjonin 5:28, 29; 11:44.

Megjithatë, Zoti ka zgjedhur disa njerëz që pas ringjalljes të jetojnë në qiell, ku do të kenë trupa frymorë, domethënë të përshtatshëm për në qiell. (Luka 12:32; 1 Korintasve 15:49, 50) Ata që ringjallen në qiell do të qeverisin tokën si mbretër bashkë me Krishtin.​—Lexo Zbulesën 5:9, 10.

Për më shumë informacion, shih kapitullin 7 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

Disponohet edhe në www.pr2711.com

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo