PËRGJIGJE PËR PYETJE BIBLIKE
A mund ta dimë të vërtetën për Zotin?
Pse do Zoti që ta dimë të vërtetën? Lexo Gjonin 17:3
Zoti ka komunikuar me njerëzit. Ai ka përdorur frymën e shenjtë, ose forcën e tij vepruese, për të përcjellë mendimet e tij në mendjen e shkrimtarëve të Biblës. (2 Pjetrit 1:20, 21) Mund ta dimë të vërtetën për Perëndinë duke lexuar Biblën.—Lexo Gjonin 17:17; 2 Timoteut 3:16.
Në Bibël, Zoti tregon shumë gjëra për veten. Tregon pse e krijoi jetën njerëzore, ç’do të bëjë për njerëzimin dhe si dëshiron që të jetojmë. (Veprat 17:24-27) Jehovai, Zoti, do që ta dimë të vërtetën për të.—Lexo 1 Timoteut 2:3, 4.
Pse i mirëpret Zoti ata që e duan të vërtetën?
Jehovai është Perëndia i së vërtetës dhe ai e dërgoi Birin e tij, Jezuin, që t’u mësonte njerëzve të vërtetën. Prandaj, ata që e duan të vërtetën tërhiqen drejt Jezuit. (Gjoni 18:37) Zoti do që ta adhurojnë njerëz të tillë.—Lexo Gjonin 4:23, 24.
Djalli ka penguar shumë njerëz që ta njohin Perëndinë duke përhapur për Të mësime që nuk janë të vërteta. (2 Korintasve 4:3, 4) Ata që nuk e duan të mirën tërhiqen drejt këtyre mësimeve të rreme. (Romakëve 1:25) Por miliona njerëz të sinqertë po e zbulojnë të vërtetën për Zotin duke studiuar Biblën.—Lexo Veprat 17:11.