BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 1 f. 4-5
  • Si ndikon te ti pandershmëria?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ndikon te ti pandershmëria?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PANDERSHMËRIA SHKATËRRON BESIMIN
  • PANDERSHMËRIA ËSHTË NGJITËSE
  • Presioni për të qenë i pandershëm
    Zgjohuni!—2012
  • Pse ia vlen të jesh i ndershëm?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Prezantime model
    Shërbimi ynë i Mbretërisë—2011
  • Pandershmëri gjithandej
    Zgjohuni!—2012
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 1 f. 4-5
Dy gra duke folur me njëra-tjetrën

TEMA KRYESORE | PSE TË JESH I NDERSHËM?

Si ndikon te ti pandershmëria?

«Pak pandershmëri të nxjerr gjithmonë nga situatat e vështira.»​—Samanta, Afrika e Jugut.

A je dakord me këtë? Ashtu si Samanta, të gjithëve na ka rastisur të përballemi me situata të vështira. Mënyra si reagojmë ndaj situatave që na tundojnë të jemi të pandershëm, mund të zbulojë cilat parime kemi vërtet për zemër. Për shembull, nëse gjëja më e rëndësishme për ne është të mos bëjmë figurë të keqe, ka mundësi që ta konsiderojmë pandershmërinë thjesht si një mjet tjetër për të mbaruar punë. Megjithatë, kur e vërteta del në dritë, pandershmëria sjell shpesh pasoja negative. Shqyrto aspektet e mëposhtme.

PANDERSHMËRIA SHKATËRRON BESIMIN

Marrëdhëniet njerëzore kanë si themel besimin. Kur dy veta i besojnë njëri-tjetrit, ndihen të qetë e të sigurt. Por besimi nuk vjen sa hap e mbyll sytë. Njerëzit e ndërtojnë besimin duke kaluar kohë së bashku, duke komunikuar me ndershmëri me njëri-tjetrin dhe duke vepruar me altruizëm. Megjithatë, mjafton vetëm një veprim i pandershëm që themelet e besimit të rrafshohen. Dhe, kur besimi shkatërrohet, mund të jetë shumë e vështirë të rifitohet.

A të ka mashtruar ndonjëherë dikush që e konsideroje mik të ngushtë? Nëse po, si je ndier? Ka mundësi i lënduar, madje i tradhtuar. Kjo është më se e kuptueshme. S’ka pikë dyshimi se pandershmëria mund të shkatërrojë themelet e marrëdhënieve të vyera.

PANDERSHMËRIA ËSHTË NGJITËSE

Një studim nga Robert Inesi, një profesor ekonomie në Universitetin e Kalifornisë, nxori në pah se «pandershmëria është vërtet ngjitëse». Kështu, ajo mund të krahasohet me një virus​—sa më shumë të kesh të bësh me dikë që është mashtrues, aq më tepër rrezikon «të infektohesh» nga pandershmëria.

Si mund ta shmangësh grackën e pandershmërisë? Bibla mund të të ndihmojë. Të lutemi, shqyrto disa parime biblike.

Forma të pandershmërisë

Gënjeshtra

Një burrë heq unazën e martesës

ÇFARË ËSHTË? T’i thuash diçka të rreme dikujt që është i autorizuar të dijë të vërtetën. Gënjeshtra përfshin të paraqitësh në mënyrë të gabuar faktet ose t’i shtrembërosh ato për ta çuar tjetrin në drejtim të gabuar, të lësh pa përmendur informacion kyç për të mashtruar dikë dhe ta stërmadhosh të vërtetën që të japësh përshtypje të gabuar.

ÇFARË THOTË BIBLA: «Njeriu hileqar është i pështirë për Jehovain, ndërsa të drejtët gëzojnë miqësi të ngushtë me Të.» (Proverbat 3:32) «Tani që keni flakur tej gënjeshtrën, secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.»​—Efesianëve 4:25.

Shpifja

Dy burra pëshpëritin me njëri-tjetrin teksa hyn në dhomë një i tretë

ÇFARË ËSHTË? Të thuash diçka të rreme dhe dashakeqe që dëmton reputacionin e dikujt.

ÇFARË THOTË BIBLA: «Njeriu i intrigave ngjall grindje, dhe shpifësi ndan shokët e ngushtë.» (Proverbat 16:28) «Ku s’ka dru, zjarri shuhet dhe ku s’ka shpifës, grindja fashitet.»​—Proverbat 26:20.

Mashtrimi

Një burrë tregon disa orë të fshehura brenda palltos

ÇFARË ËSHTË? T’ia mbushësh mendjen dikujt me dredhi që të të japë para ose prona për diçka që e paraqet si të vërtetë.

ÇFARË THOTË BIBLA: «Mos ia ha hakun [ose, mos e mashtro] mëditësit që është në hall dhe i varfër.» (Ligji i përtërirë 24:14, 15) «Kush ia ha hakun [ose, mashtron] të përvuajturit, poshtëron Bërësin e tij, por kush i jep hir të varfrit, i jep Atij lavdi.»​—Proverbat 14:31.

Vjedhja

Dikush vjedh një portofol nga çanta

ÇFARË ËSHTË? Të marrësh pa leje diçka që i përket dikujt tjetër.

ÇFARË THOTË BIBLA: «Vjedhësi të mos vjedhë më, por më mirë të punojë pa u lodhur e të bëjë me duart e veta një punë të mirë, që të ketë diçka për t’i shpërndarë ndonjë nevojtari.» (Efesianëve 4:28) «Mos u mashtroni! . . . As hajdutë, as lakmitarë, as pijanecë, as sharës, as zhvatës nuk do ta trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë.»​—1 Korintasve 6:9, 10.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo