ÇFARË THOTË BIBLA?
Çfarë ndodh kur vdesim?
DISA MENDOJNË se vazhdojmë të jetojmë në një formë tjetër, kurse të tjerë thonë se vdekja është fundi i gjithçkaje. Çfarë mendon ti?
BIBLA THOTË:
«Të vdekurit s’janë të vetëdijshëm për asgjë.» (Eklisiastiu 9:5) Kur vdesim, nuk ekzistojmë më.
Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?
Njeriu i parë, Adami, u kthye në pluhur kur vdiq. (Zanafilla 2:7; 3:19) Po njësoj, të gjithë ata që vdesin, kthehen në pluhur.—Eklisiastiu 3:19, 20.
Kur dikush vdes, shfajësohet, ose i falen mëkatet. (Romakëve 6:7) Nuk ndëshkohet më tej për to.
A mund të kthehen sërish në jetë të vdekurit?
SI MENDON?
Po
Jo
Ndoshta
BIBLA THOTË:
«[Të vdekurit] do të ringjallen.»—Veprat 24:15.
Ç’MËSOJMË TJETËR NGA BIBLA?
Shpesh Bibla e krahason vdekjen me gjumin. (Gjoni 11:11-14) Zoti mund t’i zgjojë të vdekurit, pikërisht si zgjojmë dikë nga gjumi.—Jobi 14:13-15.
Në Bibël flitet për disa ringjallje, prandaj kemi arsye të forta për të besuar se të vdekurit do të kthehen prapë në jetë.—1 Mbretërve 17:17-24; Luka 7:11-17; Gjoni 11:39-44.