BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp16 nr. 4 f. 14-15
  • Krahasimi më me vlerë që mund të bësh

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Krahasimi më me vlerë që mund të bësh
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • SI T’I KRAHASOJMË BINDJET TONA ME BIBLËN
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
  • Kush është Jezu Krishti?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2005
  • Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Kush shkon në qiell dhe përse?
    Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsë mbi Tokë
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2016
wp16 nr. 4 f. 14-15

Krahasimi më me vlerë që mund të bësh

A E KONSIDERON veten të krishterë? Nëse po, je ndër më tepër se 2 miliardë njerëz në tokë, gati 1 në 3 veta, që pohojnë se ndjekin Krishtin. Sot ka mijëra fe që quhen të krishtere, e megjithatë janë të ndara për shkak të doktrinave kontradiktore dhe pikëpamjeve të ndryshme. Kështu që bindjet e tua mund të ndryshojnë shumë nga bindjet e të krishterëve të tjerë. A ka vërtet rëndësi se çfarë beson? Po, ka​—nëse do të praktikosh krishterimin që mëson vetë Bibla.

Dishepujt e hershëm të Jezu Krishtit u bënë të njohur si «të krishterë». (Veprat 11:26) Nuk kishte nevojë për emra të tjerë që të identifikoheshin, meqë ekzistonte vetëm një besim i krishterë. Të gjithë të krishterët ndiqnin mësimet dhe udhëzimet e Themeluesit të Krishterimit, Jezu Krishtit. Po kisha jote? A beson se të mëson atë që mësoi Krishti dhe atë që besuan dishepujt e tij të hershëm? Si mund të sigurohesh për këtë? Ka vetëm një mënyrë: të përdorësh Biblën si etalon.

Mendo për këtë: Jezu Krishti kishte respekt të thellë për Shkrimet si Fjala e Perëndisë. Ai nuk i miratoi ata që zbehnin kuptimin e mësimeve të Biblës, ngaqë u dhanë përparësi traditave njerëzore. (Marku 7:9-13) Pra mund të themi me siguri se dishepujt e vërtetë të Jezuit i bazonin bindjet e tyre në Bibël. Prandaj, çdo i krishterë bën mirë të pyesë veten: «A përputhen me Biblën mësimet e kishës sime?» Që t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, pse të mos krahasosh atë që mëson kisha jote me atë çfarë thotë vërtet Bibla?

Jezui tha se adhurimi i Perëndisë duhet bazuar tek e vërteta, e vërteta që gjendet në Bibël. (Gjoni 4:24; 17:17) Apostulli Pavël tha se shpëtimi ynë varet nga marrja e ‘njohurisë së saktë të së vërtetës’. (1 Timoteut 2:4) Ndaj është jetësore që bindjet tona të mbështeten tek e vërteta e saktë e Biblës. Po, është në lojë vetë jeta jonë!

SI T’I KRAHASOJMË BINDJET TONA ME BIBLËN

Të ftojmë të lexosh gjashtë pyetjet më poshtë dhe të shohësh si u jep përgjigje Bibla. Lexo në Bibël vargjet e përmendura dhe ndalu të mendosh rreth përgjigjeve. Pastaj pyet veten: «A përputhen mësimet e kishës sime me atë që thotë Bibla?»

Ky pyetësor i shkurtër do të të ndihmojë të bësh krahasimin më me vlerë që mund të bësh. A ke dëshirë të krahasosh mësime të tjera të kishës sate me atë që thotë Bibla? Dëshmitarët e Jehovait do të jenë të lumtur të të ndihmojnë që të analizosh të vërtetën e qartë biblike. Pse të mos i kërkosh një Dëshmitari një studim biblik falas? Ose mund të vizitosh sitin tonë jw.org.

1 PYETJE: Kush është Zoti?

PËRGJIGJE: Jehovai, Ati i Jezuit, është Perëndia i përjetshëm dhe Krijuesi i plotfuqishëm i çdo gjëje.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«E falënderojmë Perëndinë, Atin e Zotërisë tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju.»​—Kolosianëve 1:3.

«Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka.»​—Zbulesa 4:11.

Lexo edhe Romakëve 10:13; 1 Timoteut 1:17.

2 PYETJE: Kush është Jezu Krishti?

PËRGJIGJE: Jezui është Biri i parëlindur i Perëndisë. Jezui u krijua, pra pati një fillim. Jezui i nënshtrohet Perëndisë dhe i bindet vullnetit të Tij.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«Ati është më i madh se unë.»​—Gjoni 14:28.

«[Jezui] është shëmbëlltyra e Perëndisë së padukshëm, i parëlinduri i gjithë krijimit.»​—Kolosianëve 1:15.

Lexo edhe Mateun 26:39; 1 Korintasve 15:28.

3 PYETJE: Çfarë është fryma e shenjtë?

PËRGJIGJE: Fryma e shenjtë është një forcë që Perëndia e përdor për të përmbushur vullnetin e tij. Nuk është një person. Njerëzit mund të mbushen me frymë të shenjtë e të marrin forcë prej saj.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«Sapo dëgjoi përshëndetjen e Marisë, foshnja në barkun e Elizabetës hovi dhe Elizabeta u mbush me frymë të shenjtë.»​—Luka 1:41.

«Kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju, do të merrni fuqi.»​—Veprat 1:8.

Lexo edhe Zanafillën 1:2; Veprat 2:1-4; 10:38.

4 PYETJE: Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?

PËRGJIGJE: Mbretëria e Perëndisë është një qeveri qiellore. Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë. Së shpejti Mbretëria do të përmbushë vullnetin e Perëndisë kudo në tokë.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«Engjëlli i shtatë i ra trumbetës. Ndërkaq, në qiell ushtuan zëra të fortë, që thoshin: ‘Mbretëria e botës u bë mbretëria e Zotërisë tonë dhe e Krishtit të tij, dhe Ai do të mbretërojë në jetë të jetëve.’»​—Zbulesa 11:15.

Lexo edhe Danielin 2:44; Mateun 6:9, 10.

5 PYETJE: A shkojnë të gjithë njerëzit e mirë në qiell?

PËRGJIGJE: Jo. Një numër i kufizuar njerëzish besnikë të quajtur «kope e vogël» janë zgjedhur nga Perëndia që të shkojnë në qiell. Ata do të qeverisin si mbretër mbi njerëzimin bashkë me Jezuin.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«Mos ki frikë, o kope e vogël, sepse Atit tuaj i ka pëlqyer t’ju japë mbretërinë.»​—Luka 12:32.

«Ata do të jenë priftërinj të Perëndisë e të Krishtit, dhe do të mbretërojnë me të.»​—Zbulesa 20:6.

Lexo edhe Zbulesën 14:1, 3.

6 PYETJE: Cili është qëllimi i Perëndisë për tokën dhe për njerëzimin?

PËRGJIGJE: Nën qeverisjen e Mbretërisë së Perëndisë toka do të bëhet parajsë dhe njerëzit besnikë do të gëzojnë shëndet të përsosur, paqe të përhershme dhe jetë të pafund.

ÇFARË THOTË BIBLA:

«Zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»​—Psalmi 37:10, 11.

«Ai do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre. Nuk do të ketë më vdekje. As vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme shkuan.»​—Zbulesa 21:3, 4.

Lexo edhe Psalmin 37:29; 2 Pjetrit 3:13.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo