BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w17 mars f. 32
  • Një emër biblik mbi një shtambë të lashtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Një emër biblik mbi një shtambë të lashtë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Material i ngjashëm
  • Eshbaali
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Ish-Boshethi
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Shtamba
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Emri i Zotit
    Zgjohuni!—2017
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
w17 mars f. 32
Mbishkrimi i lashtë kananit mbi një shtambë qeramike 3.000-vjeçare përmban një emër biblik

Një emër biblik mbi një shtambë të lashtë

Një shtambë qeramike 3.000-vjeçare

Kohët e fundit, studiuesve u ngjallën interes copëzat e një shtambe qeramike 3.000-vjeçare të zbuluara në vitin 2012. Po ç’kishte kaq të veçantë tek ai zbulim? Nuk ishin fragmentet në vetvete, por ajo që ishte shkruar në to.

Kur arkeologët ia dolën t’i bashkonin më në fund tërë pjesët, arritën të deshifronin mbishkrimin e lashtë kananit. Aty shkruhej «Eshba’al Ben Beda’», domethënë «Eshbaali, biri i Bedait». Kjo është hera e parë që arkeologët e kanë gjetur këtë emër në një mbishkrim të lashtë.

Ç’është e vërteta, ka edhe një Eshbaal që përmendet në Bibël. Ai ishte një nga bijtë e mbretit Saul. (1 Kron. 8:33; 9:39) Profesori Josef Garfinkel, që mori pjesë në gërmime, thotë: «Është interesante të vërejmë se emri Eshba’al del në Bibël, e tani edhe në të dhënat arkeologjike, vetëm gjatë kohës së mbretërimit të Davidit.» Disa mendojnë se ky ishte një emër unik për atë periudhë specifike. Edhe një herë, dëshmitë arkeologjike vërtetojnë një detaj të Biblës.

Tjetërkund në Bibël, Eshbaali prezantohet me emrin Ish-Bosheth, emër ku pjesa «baal» është zëvendësuar me «bosheth». (2 Sam. 2:10) Pse ky zëvendësim? Studiuesit shpjegojnë: «Me sa duket, te Libri II Samuelit [shkrimtari] ngurronte të përdorte emrin Eshba’al, i cili të sillte ndër mend perëndinë kananite të stuhisë Ba’al. . . . Megjithatë, emri origjinal . . . u ruajt te Libri i Kronikave.»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo