BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w17 maj f. 30
  • Gëzimi që sjell një jetë e thjeshtë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Gëzimi që sjell një jetë e thjeshtë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • NË FILLIM SFIDA​—PASTAJ NJË LAJM DRITHËRUES
  • GËZIMI MË I MADH PËR TA
  • «Këndojini Jehovait!»
    Imitoni besimin e tyre
  • Miriami
    Gjykim i thellë nga Shkrimet
  • Jehovai i premton Danielit një shpërblim të mrekullueshëm
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
  • Libri i Danielit dhe ti
    Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2017
w17 maj f. 30
Danieli dhe Miriami i predikojnë një burri në Panama

Gëzimi që sjell një jetë e thjeshtë

DANIELI DHE MIRIAMI u martuan në shtator të vitit 2000 dhe u vendosën me banim në qytetin e Barcelonës, Spanjë. Danieli tregon: «Bënim një jetë të ashtuquajtur normale. Puna që kishim na jepte mundësi të hanim në restorante klas, të udhëtonim jashtë shtetit dhe të vishnim rroba cilësore. Gjithashtu, dilnim rregullisht në shërbim.» Por një ditë gjërat ndryshuan.

Në kongresin e vitit 2006, Danielin e preku thellë një fjalim ku u ngrit pyetja: «A po bëjmë gjithçka mundemi për t’i ndihmuar ata që ‘po i çojnë drejt masakrës’ të hyjnë në rrugën drejt jetës së përhershme?» (Prov. 24:11) Fjalimi theksonte përgjegjësinë tonë për t’u treguar njerëzve mesazhin jetëshpëtues të Biblës. (Vep. 20:26, 27) Danieli kujton: «U ndieva sikur Jehovai po fliste me mua personalisht.» Në fjalim u përmend edhe se, kur zgjerojmë shërbimin, provojmë akoma më shumë gëzim. Danieli e dinte mirë sa e vërtetë ishte kjo. Miriami e kishte filluar tashmë shërbimin si pioniere dhe po shijonte bekime që e mbushnin me gëzim.

Danieli thotë: «Nxora përfundimin se kishte ardhur momenti të bëja një kthesë 180 gradë.» E ashtu bëri. Pakësoi orët e punës, nisi shërbimin si pionier dhe filloi të mendonte për gëzimin që mund të provonin ai e Miriami duke shërbyer atje ku ka më tepër nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë.

NË FILLIM SFIDA​—PASTAJ NJË LAJM DRITHËRUES

Në maj 2007, Danieli dhe Miriami e lanë që të dy punën dhe u nisën për në Panama, një vend që e kishin vizituar më parë. Territori i tyre i ri përbëhej nga disa ishuj të arkipelagut Bokas-del-Toro në detin e Karaibeve, ku jeton kryesisht popullsia indigjene ngabe. Danieli dhe Miriami menduan t’i përdornin kursimet që kishin për të qëndruar afro tetë muaj në Panama.

Ata udhëtonin nëpër ishuj me varka e me biçikleta. Edhe sot e kujtojnë udhëtimin e tyre të parë me biçikleta​—rreth 32 kilometra nëpër kodra të rrëpirëta, nën diellin që piqte si saç. Danieli ishte aq i rraskapitur, sa gati i ra të fikët. Por, në shtëpitë gjatë rrugës, familjet ngabe i mikpritnin ngrohtësisht, sidomos pasi çifti mësoi disa shprehje në gjuhën vendëse. S’kaloi shumë dhe ja, po drejtonin 23 studime biblike.

Veçse, kur mbaruan kursimet, gëzimi i çiftit u kthye në dëshpërim. Danieli kujton: «Me lot në sy, zumë të mendonim për kthimin në Spanjë. Sa të trishtuar ishim që do të ndaheshim me studentët e Biblës!» Mirëpo, një muaj më vonë u erdhi një lajm drithërues. Miriami tregon: «Morëm ftesën që të shërbenim si pionierë specialë. Çfarë gëzimi që tani mund të qëndronim në caktimin tonë!»

GËZIMI MË I MADH PËR TA

Në vitin 2015, si rrjedhojë e ndryshimeve që u bënë në organizatë, Danielit dhe Miriamit iu kërkua të vazhdonin të shërbenin si pionierë të rregullt. Çfarë bënë ata? Treguan besim te premtimi që gjendet në Psalmin 37:5: «Lëre udhën tënde në dorë të Jehovait e mbështetu tek ai, dhe ai do të veprojë.» Ata gjetën punë për të mbajtur veten në shërbimin si pionierë, dhe sot po shërbejnë në një kongregacion në provincën Veraguas të Panamasë.

Danieli tregon: «Para se të iknim nga Spanja, nuk ishim të sigurt në do t’ia dilnim të bënim një jetë të thjeshtë. Sot po bëjmë tamam një jetë të tillë, dhe s’na mungon asnjë gjë që ka vërtet rëndësi.» Cili është gëzimi më i madh për ta? Të dy thonë: «Të ndihmosh njerëzit e thjeshtë të mësojnë për Jehovain është një gëzim që s’gjen fjalë ta përshkruash!»

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo