BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp18 nr. 3 f. 12
  • Kush e ka fajin?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kush e ka fajin?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
  • Material i ngjashëm
  • Pse ka kaq shumë vuajtje?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë thotë Bibla për vuajtjet
    Zgjohuni!—2015
  • Çfarë thotë Bibla?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2017
  • Pse i lejon Perëndia vuajtjet?
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2018
wp18 nr. 3 f. 12
Ndihma e parë pas një aksidenti automobilistik

Kush e ka fajin?

Nëse vuajtjet nuk i shkakton Perëndia, nga vijnë zia masive e bukës, skamja, luftërat mizore, sëmundjet ligështuese dhe katastrofat natyrore? Fjala e Perëndisë, Bibla, zbulon tri arsye kryesore pse vuajnë njerëzit:

  1. Egoizmi, lakmia dhe urrejtja. «Njeriu ka sunduar mbi njeriun në dëm të tij.» (Eklisiastiu 8:9) Shpesh njerëzit vuajnë ngaqë bien pre e njerëzve të papërsosur, egoistë ose mizorë.

  2. Rastësia dhe ngjarjet e paparashikuara. Shpesh njerëzit vuajnë «sepse . . . u rastis të kalojnë kohë të vështira dhe të përjetojnë ngjarje të paparashikuara». (Eklisiastiu 9:11) Pra, thjesht njerëzit gjenden në vendin e gabuar në momentin e gabuar, mund të ndodhin aksidente ose ata vetë tregohen të pakujdesshëm a bëjnë gabime.

  3. Sundimtari i lig i botës. Bibla e identifikon qartë shkakun kryesor të vuajtjeve. Ajo thotë: «E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.» (1 Gjonit 5:19) Ky ‘i lig’ është Satana Djalli, një krijesë e fuqishme dhe e padukshme, i cili në fillim ishte engjëll i Perëndisë, mirëpo «nuk qëndroi i vendosur në të vërtetën». (Gjoni 8:44) Me Satanain u bashkuan edhe engjëj të tjerë dhe u rebeluan kundër Perëndisë që të kënaqnin dëshirat e tyre egoiste, duke u bërë kështu demonë. (Zanafilla 6:1-5) Që kur u rebeluan, Satanai dhe demonët kanë ushtruar një ndikim të fuqishëm dhe mizor në botë. Kjo është veçanërisht e dukshme në kohën tonë. Tani Djalli turfullon nga zemërimi dhe po «mashtron gjithë tokën e banuar», e kjo ka sjellë ‘mjerim në tokë’. (Zbulesa 12:9, 12) Vërtet, Satanai është një diktator brutal. Ai ndien kënaqësi perverse kur sheh njerëzit tek vuajnë. Shkaktari i vuajtjeve është Satanai dhe jo Perëndia.

NDALU E MENDO: Vetëm një keqbërës i pashpirt e djallëzor do t’u shkaktonte vuajtje njerëzve të pafajshëm. Në kontrast me këtë, Bibla thotë: «Perëndia është dashuri.» (1 Gjonit 4:8) Prandaj, kur mendojmë për personalitetin e tij të dashur, «larg qoftë që Perëndia i vërtetë të veprojë me ligësi, që i Plotfuqishmi të veprojë me padrejtësi»!​—Jobi 34:10.

Gjithsesi, natyrshëm mund të të lindë pyetja: «Edhe për sa kohë do ta lejojë Perëndia i Plotfuqishëm sundimin monstruoz të Satanait?» Siç e kemi parë, Perëndia e urren me gjithë shpirt ligësinë dhe ndien dhembje të thellë kur ne vuajmë. Për më tepër, Fjala e tij na nxit: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:7) Perëndia na do dhe ka fuqi t’i zhdukë të gjitha vuajtjet dhe padrejtësitë, siç do të shpjegohet në artikullin tjetër.a

a Për më shumë informacion pse ekzistojnë kaq shumë vuajtje, shih mësimin 26 të librit Gëzoje jetën përgjithmonë, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Mund ta shkarkosh falas në www.pr2711.com.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo