Si ndihet Perëndia kur të sheh që vuan?
Disa njerëz besojnë se Perëndia as i sheh vuajtjet tona dhe as i interesojnë.
SHQYRTO ÇFARË THOTË BIBLA
Perëndia i sheh vuajtjet tona dhe i interesojnë
«Jehovai pa që e keqja e njeriut ishte e madhe në tokë . . . , dhe u hidhërua në zemër.»—Zanafilla 6:5, 6.
Perëndia do t’u japë fund të gjitha vuajtjeve
«Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më. Do ta këqyrësh me kujdes vendin e tij, por ai nuk do të jetë më. Kurse zemërbutët do të trashëgojnë tokën dhe do të kënaqen pa masë me paqen e pafund.»—Psalmi 37:10, 11.
Ja çfarë dëshiron Perëndia për ty
«Unë e di mirë se ç’mendoj për ju,—thotë Jehovai,—mendoj për paqe, dhe jo për gjëmë, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë. Ju do të më thërritni, do të vini e do të më luteni, e unë do t’ju dëgjoj.»—Jeremia 29:11, 12.
«Afrojuni Perëndisë dhe ai do t’ju afrohet.»—Jakovi 4:8.