BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • w18 korrik f. 30-31
  • Si ta bësh studimin e Biblës më të efektshëm e më të këndshëm

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si ta bësh studimin e Biblës më të efektshëm e më të këndshëm
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
  • Material i ngjashëm
  • Ai do që të kemi sukses
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2009
  • Josiu 1:9—«Ji i fortë dhe trim»
    Shpjegim i vargjeve të Biblës
  • Studimi shpërblyes dhe i këndshëm
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait—2000
  • Si të nxjerrësh më shumë dobi nga Bibla?
    Gëzoje jetën përgjithmonë—Bibla zbulon si
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2018
w18 korrik f. 30-31
Josiu lexon Ligjin nën dritën e llambës

Si ta bësh studimin e Biblës më të efektshëm e më të këndshëm

Josiu lexon Ligjin; muret e Jerikosë shemben dhe shtëpia e Rahabës nuk shkatërrohet; Josiu lutet me duart drejt qiellit

JOSIU gjendet para një sfide frikësuese. Duhet t’i prijë kombit të Izraelit për në Tokën e Premtuar duke kapërcyer pengesa të jashtëzakonshme. Por, Jehovai e siguron se do të ketë sukses dhe e inkurajon: ‘Ji i fortë dhe guximtar. Vepro sipas Ligjit tim. Lexoje ditë e natë, që të veprosh me kujdes në përputhje me gjithë sa është shkruar aty. Atëherë do të kesh sukses dhe do të veprosh me mençuri.’​—Jos. 1:7, 8.

Në këto «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar», edhe ne hasim sfida të jashtëzakonshme. (2 Tim. 3:1) Ashtu si Josiu, mund t’ia dalim mbanë duke ndjekur këshillat që i dha Jehovai atij. Kemi nevojë ta lexojmë rregullisht Biblën dhe t’i zbatojmë me kujdes parimet e saj në sprovat që hasim.

Por, shumë nga ne e pranojmë se nuk shkëlqejmë si tipa studiozë dhe se nuk e kemi të lehtë të studiojmë. Megjithatë, përderisa studimi i Biblës është kaq i rëndësishëm, shqyrto kutinë «Provo këto sugjerime». Aty do të gjesh disa ide të mira, që mund të ta bëjnë studimin më të efektshëm dhe më të këndshëm.

«Më bëj të eci në shtegun e urdhërimeve të tua,​—këndoi psalmisti,—​sepse gjej ëndje në të.» (Psal. 119:35) Edhe ti mund të gjesh shumë kënaqësi në studimin e Fjalës së Perëndisë. Do të shpërblehesh teksa gërmon në Shkrime për thesare, se ka plot xhevahire që presin t’i zbulosh.

Vërtet, ty nuk të duhet t’i prish një kombi si Josiu, ama lufton me vështirësitë e tua. Prandaj, ashtu si Josiu, studioje dhe zbatoje atë që është shkruar për dobinë tënde. Atëherë edhe ti do të kesh sukses dhe do të veprosh me mençuri.

PROVO KËTO SUGJERIME

  • Një njeri bashkon duart për t’u lutur

    Lutu para se të studiosh. Bibla përmban mendimet e Perëndisë së plotfuqishëm që ai i ka ruajtur me shkrim për dobinë tënde. Ndaj, kur lexon Biblën, kërkoji ndihmë atij që ta kuptosh, ta ruash në zemër dhe ta zbatosh në jetën tënde.​—Ezd. 7:10.

  • Një njeri i bën pyetje vetes

    Bëji pyetje vetes ndërsa lexon Biblën ose botimet e bazuara në Bibël: «Çfarë më tregon për Jehovain ky fragment? Si lidhet me mesazhin kryesor të Fjalës së tij? Si mund t’i përdor këto mendime për të ndihmuar të tjerët?»

  • Një njeri mediton

    Medito për atë që studion. Ndalu pak dhe mendo: «Si më bën të ndihem kjo? Pse ndihem kështu? Si lidhet kjo me gjërat që kam përjetuar në të kaluarën, me situatën time sot ose me ngjarjet që mund të ndodhin në të ardhmen? Si mund t’i zbatoj këto parime e këshilla të Biblës në jetën time?» (Jobi 23:5; Psal. 49:3) Shiko nëse mund të shpjegosh pse Jehovai i nxit shërbëtorët e tij të shmangin disa praktika. Ose mendo cilat do të ishin rezultatet po të ndiqej një rrugë tjetër.​—Ligj. 32:28, 29.

  • Një njeri imagjinon tregimet e Biblës

    Vër në punë imagjinatën kur lexon fragmente ku përshkruhet diçka. Për shembull, a mund të përfytyrosh skenën ku vëllezërit ia shesin Jozefin ismaelitëve? (Zan. 37:18-28) Çfarë sheh, dëgjon dhe nuhat? Vëre veten në vendin e personazheve. Çfarë mendojnë dhe si ndihen ata? Duke parë me sytë e mendjes gjëra të tilla, studimi do të bëhet më i gjallë e më domethënës.

  • Një njeri përdor mjetet për studim

    Përdor mjetet për studim që ka siguruar organizata për t’i pasuruar kërkimet e tua. Familjarizohu me mjetet që janë në dispozicion në gjuhën tënde, si online edhe të shtypura. Mos ngurro t’u kërkosh ndihmë të tjerëve për të mësuar si t’i përdorësh me efektshmëri. Për shembull, Treguesi i Botimeve Watch Tower ose Mjet kërkimesh në botimet e Dëshmitarëve të Jehovait do të të ndihmojnë të gjesh çfarë është shkruar për shumë tema, si edhe shpjegime për shumë vargje biblike. Përdor broshurën Ndihmë për të studiuar Fjalën e Perëndisë. Ajo përmban informacione të dobishme për gjeografinë, kronologjinë, peshat, masat, e të tjera.

  • Një njeri përmbledh pikat kryesore

    Përmblidh pikat kryesore të materialit për ta kujtuar atë që sapo studiove. Më mirë akoma, fol për to me të tjerët. A ka diçka që mund ta përdorësh në shërbim? Në këto mënyra, do t’i fiksosh në mendje pikat kryesore, por edhe do ta përdorësh atë që ke studiuar për dobinë e të tjerëve.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo