BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp19 nr. 2 f. 4-5
  • Kur godet një katastrofë

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Kur godet një katastrofë
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • E VËRTETA E BIBLËS NA JEP SHPRESË
  • A je i përgatitur?
    Jeta dhe shërbimi ynë i krishterë—Fletëstudimi për mbledhje—2020
  • Hidhe gjithë ankthin tënd mbi Jehovain
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për studim)—2016
  • Si ta përballosh ankthin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2022 (Për studim)
  • Si mund t’i ndihmojë Bibla burrat që vuajnë nga ankthi
    Tema të tjera
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
wp19 nr. 2 f. 4-5
Dy burra ulur mes gërmadhave të një ndërtese të shkatërruar

Kur godet një katastrofë

«Në fillim u ndiem komplet të pashpresë. Çdo gjë që kishim, ishte shkatërruar nga rrëshqitja e dheut dhe nga përmbytja.»​—Endrju, Sierra-Leone.

«Kur u kthyem në shtëpi pas uraganit, s’kishte mbetur gjë prej gjëje. Ishim të tronditur. Ime bijë ra në gjunjë dhe ia plasi të qarit.»​—Davidi, Ishujt Virxhin.

NËSE i ke mbijetuar ndonjë katastrofe, ka të ngjarë të kuptosh atë që kanë provuar të mbijetuar të tjerë: tronditje, mohim, çorientim, ankth dhe makthe. Mjaft të mbijetuar zemërlëshuar dhe të rraskapitur nuk kanë më dëshirë të jetojnë.

Nëse edhe ti ke humbur gjithçka për shkak të një katastrofe, ndoshta ndihesh sikur s’mban dot më. Madje mund të dyshosh nëse ia vlen akoma të jetosh. Megjithatë, Bibla shpjegon se ia vlen të jetosh dhe se ke arsye të forta për të shpresuar te një e ardhme më e mirë.

E VËRTETA E BIBLËS NA JEP SHPRESË

Eklisiastiu 7:8 thotë: «Më mirë se fillimi i një çështjeje është ajo që vjen pas saj.» Kur je në hapat e parë të rimëkëmbjes pas një katastrofe, jeta mund të duket e pashpresë. Por, teksa punon me durim për të rindërtuar jetën, gjërat mund të përmirësohen.

Bibla parathotë se do të vijë koha kur «s’do të dëgjohet më asnjë e qarë ose vajtim». (Isaia 65:19) Ky premtim do të plotësohet kur toka të kthehet në parajsë, nën qeverisjen e Mbretërisë së Perëndisë. (Psalmi 37:11, 29) Katastrofat do t’i përkasin së kaluarës. Çdo kujtim i dhimbshëm dhe traumë do të fshihet njëherë e mirë, sepse Perëndia i Plotfuqishëm ka premtuar: «Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër.»—Isaia 65:17.

Mendo pak: Krijuesi ka marrë masa ‘të të japë një të ardhme dhe një shpresë’—një jetë paqësore nën qeverisjen e Tij të përsosur. (Jeremia 29:11) A të jep një arsye për të jetuar kjo e vërtetë? Seli, e cituar në artikullin e parë, thotë: «Kur sjell ndër mend gjithë gjërat e mrekullueshme që Mbretëria e Perëndisë do të bëjë për ne në të ardhmen, e ke më të lehtë ta hedhësh pas krahëve të shkuarën dhe të jetosh të tashmen.»

Pse të mos mësosh më shumë për ndryshimet që do të sjellë së shpejti Mbretëria e Perëndisë? Teksa pret me padurim një të ardhme pa katastrofa, kjo njohuri do të të japë sigurinë se ia vlen të jetosh, pavarësisht nga ajo që ke kaluar. Ndërkohë, Bibla mund të të ndihmojë të përballosh pasojat e një katastrofe, duke të siguruar këshilla praktike. Shqyrto disa shembuj.

Vargje nga Bibla që na ndihmojnë

Pusho mjaftueshëm

«Është më mirë të kesh një grusht me pushim, se dy grushte me mund dhe duke u rropatur pas erës.»​—Eklisiastiu 4:6.

Studiuesit tregojnë se nëse nuk fle mjaftueshëm pas një ngjarjeje traumatike, «simptomat e traumës mund të përkeqësohen dhe do ta kesh më të vështirë të ruash ekuilibrin emocional». Ja pse është e mençur të pushosh mjaftueshëm.

Fol për ndjenjat e tua

«Nga ankthi i zemrës njeriu kërruset [dëshpërohet], kurse fjalët e mira e gëzojnë.»​—Proverbat 12:25.

Zbrazja zemrën një familjari ose një miku të besuar. Ata jo vetëm mund të të dëgjojnë, por edhe mund të të japin zemër e ndihmë praktike.a

Mbaji sytë te një e ardhme më e mirë

«Sipas premtimit të tij [të Perëndisë], ne presim qiej të rinj e një tokë të re, dhe në ta do të banojë drejtësia.»​—2 Pjetrit 3:13.

a Një person që përjeton stres kronik ose ankth të rëndë, mund të ketë nevojë për trajtim mjekësor.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo