BIBLIOTEKA ONLINE Watchtower
Watchtower
BIBLIOTEKA ONLINE
shqip
Ë
  • Ë
  • ë
  • Ç
  • ç
  • BIBLA
  • BOTIME
  • MBLEDHJE
  • wp19 nr. 3 f. 12-13
  • Si të kesh një jetë më të mirë?

Nuk ka video për këtë zgjedhje.

Na vjen keq, ka një problem në ngarkimin e videos

  • Si të kesh një jetë më të mirë?
  • Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Nëntema
  • Material i ngjashëm
  • PERËNDIA PREMTON TA PLOTËSOJË QËLLIMIN
  • JEZUI TREGOI ÇFARË DO TË BËJË PËR NJERËZIT E BINDUR
  • RRUGA DREJT NJË JETE MË TË MIRË
  • HIDH HAPIN E PARË
  • Si ta gjejmë fenë e vërtetë?
    Çfarë na mëson Bibla?
  • Çfarë do të bëjë Perëndia?
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
  • Vazhdo ‘ta dëgjosh’ Jezuin
    Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait 2021 (Për studim)
  • Adhurimi që miraton Perëndia
    Çfarë mëson vërtet Bibla?
Shih më tepër
Kulla e Rojës Lajmëron Mbretërinë e Jehovait (Për publikun)—2019
wp19 nr. 3 f. 12-13
Shkencëtar i një figure të mëparshme po lexon Biblën

SI TË KESH NJË JETË MË TË MIRË?

JETA sot nuk i ngjan fare asaj që kishte si qëllim Perëndia. Toka duhej të ishte mbushur me njerëz që respektonin Krijuesin si Sovran, që nxirrnin dobi nga drejtimi i tij dhe që pasqyronin personalitetin e tij të dashur. Perëndia donte që ata të ishin të lumtur ndërsa krijonin familje, zbulonin gjëra të reja dhe e kthenin gjithë tokën në parajsë.

PERËNDIA PREMTON TA PLOTËSOJË QËLLIMIN

  • «Ai i pushon luftërat deri në skaj të dheut.»​—Psalmi 46:9.

  • «Erdhi koha e caktuar . . . të rrënosh ata që rrënojnë tokën.»​—Zbulesa 11:18.

  • «Asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’»​—Isaia 33:24.

  • «Të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre.»​—Isaia 65:22.

Si do të plotësohen këto profeci? Perëndia ka caktuar Birin e tij, Jezuin, si mbret të një qeverie të përsosur, e cila do të qeverisë nga qielli. Bibla e quan këtë qeveri Mbretëria e Perëndisë. (Danieli 2:44) Kurse për Jezuin, Bibla thotë: ‘Perëndia do t’i japë fronin dhe ai do të mbretërojë.’​—Luka 1:32, 33.

Kur ishte në tokë, Jezui kreu plot vepra të fuqishme për të treguar se, kur të mbretërojë, do të gëzojmë një jetë shumë më të mirë.

JEZUI TREGOI ÇFARË DO TË BËJË PËR NJERËZIT E BINDUR

  • Ai shëroi çdo lloj sëmundjeje, duke treguar se në të ardhmen do të zhdukë gjithë sëmundjet.​—Mateu 9:35.

  • Kur qetësoi detin, dha prova se do t’i mbrojë njerëzit meqë do të ketë nën kontroll forcat e natyrës.​—Marku 4:36-39.

  • Ushqeu mijëra veta dhe kështu tregoi se do t’u sigurojë njerëzve gjërat e nevojshme.​—Marku 6:41-44.

  • Gjatë një dasme e ktheu ujin në verë, një dëshmi se do t’i ndihmojë njerëzit ta shijojnë jetën.​—Gjoni 2:7-11.

Si mund të kesh atë lloj jete që Perëndia po përgatit për ata që e duan? Ekziston ‘një rrugë’ që duhet të ndjekësh. Bibla e përshkruan si «rruga që të çon në jetë, dhe pak e gjejnë atë».​—Mateu 7:14.

RRUGA DREJT NJË JETE MË TË MIRË

Çfarë është rruga që të çon në jetë? Rruga që të çon në jetë përfshin çdo udhëzim që na jep Perëndia. Ai tha: «Unë Jehovai, jam Perëndia yt, Ai që të mëson se si të nxjerrësh dobi për vete, Ai që të vë të ecësh nëpër udhën nga duhet të shkosh.» (Isaia 48:17) Nëse ecën në këtë rrugë, do ta shijosh më shumë jetën.

Jezui tha: «Unë jam udha, e vërteta dhe jeta.» (Gjoni 14:6) Po t’i zbatojmë gjërat që tha Jezui dhe po të imitojmë shembullin e tij, do të lidhim miqësi me Perëndinë dhe do të bëjmë jetë më të mirë.

Si ta gjesh rrugën që të çon në jetë? Sot ka shumë fe, por Jezui paralajmëroi: «Jo kushdo që më thotë: ‘Zotëri, Zotëri’ do të hyjë në mbretërinë e qiejve, por do të hyjë ai që bën vullnetin e Atit tim që është në qiej.» (Mateu 7:21) Ai tha edhe: «Do t’i njihni nga frytet e tyre.» (Mateu 7:16) Bibla të ndihmon të kuptosh cila është feja e vërtetë.—Gjoni 17:17.

Si të ecësh në rrugën që të çon në jetë? Duhet të njohim Burimin e jetës: kush është Ai? Si e ka emrin? Ç’lloj personi është? Çfarë po bën për ne? Çfarë pret nga ne?a

Qëllimi i Jehovait përfshinte më tepër sesa vetëm të punonim, të hanim, të zbaviteshim dhe të krijonim familje. Mund ta njohim Krijuesin dhe të bëhemi miq të tij, si edhe t’i tregojmë sa e duam, duke bërë vullnetin e tij. Jezui tha: «Që të marrin jetën e përhershme, duhet të vazhdojnë të marrin njohuri për ty, të vetmin Perëndi të vërtetë.»—Gjoni 17:3.

ME ANË TË BIBLËS, PERËNDIA TË MËSON «SI TË NXJERRËSH DOBI PËR VETE».​—ISAIA 48:17

HIDH HAPIN E PARË

Kur mësojmë çfarë kërkon Perëndia prej nesh, mund të na duhet të bëjmë ca ndryshime. Mbase kjo të duket e vështirë. Megjithatë, në realitet ky është një udhëtim i bukur, që, si gjithë të tjerët, fillon duke hedhur hapin e parë. Dëshmitarët e Jehovait ofrojnë kurse falas për studimin e Biblës, që të marrësh përgjigje për pyetjet bazë rreth Perëndisë. Mund ta zgjedhësh vetë kohën dhe vendin më të përshtatshëm. Na kontakto nëpërmjet sitit tonë www.pr2711.com.

a Shih Kullën e Rojës, nr. 1 2019.

    Botimet shqip (1993-2025)
    Shkëputu
    Hyr me identifikim
    • shqip
    • Dërgo
    • Parametrat
    • Copyright © 2025 Watch Tower Bible and Tract Society of Pennsylvania
    • Kushtet e përdorimit
    • Politika e privatësisë
    • Parametrat e privatësisë
    • JW.ORG
    • Hyr me identifikim
    Dërgo